• |
ide | kryesore

Thatësi e madhe në Etiopi, majmunët e uritur sulmojnë fëmijët

-Instant, Arkiva, Planet

Një situatë e frikshme është krijuar në Etiopi, ndërsa si shkak i thatësirës së madhe, majmunët e uritur raportohet se sulmojnë fëmijët.


Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare Save the Children “intensiteti aktual” i thatësirës në vend është i paprecedentë.


Abdirizak Ahmed, menaxher i operacioneve të zonës së Save the Children për Etiopinë lindore, tha në një deklaratë se tre muaj më parë, organizata filloi të merrte raporte për sulme të komuniteteve të majmunëve të egër, veçanërisht në Dawa dhe Shebelle.

Majmunët janë bërë shumë agresivë, ndërsa familjet detyrohen të mbrojnë fëmijët e tyre nga majmunët të cilët të uritur siç janë, i shohin si burim ushqimi.

Etiopia po përjeton një prej thatësirave më të këqija të 50 viteve të fundit.

Sipas Oxfam, modelet e motit El Niño, të shkaktuara nga efektet e ndryshimeve klimatike, kanë bërë që reshjet të bëhen të çrregullta dhe të pasigurta, duke shkaktuar tharjen e burimeve të ujit.

Ndërsa gazrat serrë të Tokës bllokojnë nxehtësinë në atmosferë, planeti vazhdon të ngrohet. Kjo rezulton në ndryshimin e modeleve të motit dhe në vendet më të nxehta, me ndryshimin e klimës, uji avullon më shpejt dhe shkakton kushte më të thata të motit dhe thatësira.

Kjo jo vetëm që ka shkaktuar presion në rritje mbi komunitetet në vend, por gjithashtu ka bërë që kafshët e egra të shkojnë më tej në zonat e populluara në kërkim të burimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.