• |
ide | kryesore

U kap me 59 kg kokainë në Portin e Durrësit, sekuestrohet anija me qymyr

Lajme, Të fundit

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e anijes me qymyr që mbërriti në Portin e Durrësit më 17 maj. Në anije u gjetën dhe sekuestruan 59 kg kokainë.


SPAK pas marrjes në pyetje të ekuipazhit dhe verifikimeve të anijes e sekuestroi atë për shkak se hetimet vijojnë. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK.


Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Anija u ankorua me datën 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Anija me kapiten rus po transportonte 6500 ton qymyr nga Kolumbia në vendin tonë. Nga kontrolli imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin 53 pako me drogë të cilat peshonin 59 kg.

Droga dyshohet të jetë futur në ngarkese në Kolumbi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.