• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nisin hetimet për policin gjerman që fyeu shqiptarin: Shko në vendin tënd të derrave…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia gjermane ka nisur hetimet ndaj efektivit që ofendoi me tone raciste një emigrant shqiptar duke iu drejtuar me fjalët: “Shko, ktheu në atë vendin tuaj të derrave”.

Zyra e prokurorit publik në Hesse tha se ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri.

Sipas zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes.

Policia gjermane i është referuar një video e cila u bë publike në media një javë më parë kur një oficer policie në Giessen i cili u përplas me një shqiptar duke lëshuar ndaj tij komente fyese dhe raciste.

Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Përveç hetimeve për fjalor racist dhe gjuhë urrejtjeje, ndaj efektivit të policisë gjermane mund të merren masa disiplinore.

Sipas prokurorisë publike gjermane, ende është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, pro mendohet të jetë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019. Në këtë periudhë shqiptari është arrestuar për një çështje penale dhe më pas është deportuar për në Shqipëri, shkruajnë mediat gjermane.

Objekt i hetimit është janë dhe akuzat e shqiptarit ku sipas raportimeve në media ai ka tentuar vazhdimisht të denoncojë oficerin në të kaluarën, por pa sukses.

PERPLASJA

Polici gjerman: Hiqe celularin tënd të ndyrë…

Shqiptari: Jo, jo. (vazhdon te filmojë)

Polici gjerman: Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehuni në vendin tuaj të derrave.



11 Comments

  1. Gjermani ska faj. Mire ja ka ber kti kokcepshit po hajt. Derra jemi se po mos ishim sdo kishte ik ky katnari refugjat

    1. Si nuk ju mush menja mer krimb qe po nuk mbrojtem njeri tjetrin, i huji na shtyp koken. Pse si kujton ti se ngaqe eshan shqipetarin do te te doje me shume ty…shurre

    2. Mer rrot kari, cop trapi me dy sy.
      Gjermaneve po ja shkerdhejne (ne kuptimin e plote te fjales) bythzinjte grate cdo dite, dhe ti vjen ktu dhe shan Shqiptaret.
      Policia Gjermane lejon qe ne mes te qytetit 50 metra larg policeve ne mes te rruges bythzinjte te shesin droge, dhe policet bejne gjasme sikur nuk shohin gje.
      Po ka perdite grabitje, vjedhje e perdhunime dhe policia nuk ben asgje, por lejon bythzinjte qe te rrine ne grupe me nga 8-9 vete ne menyre qe ta kene me te lehte te kryejne krime.

      Njeri pa shtylle kurrizore pa dinjitet si mund te jesh ti dakort qe bytha e ktit policit Gjerman tia lejoj vetes te te ofendoj ty dhe gjithe Shtetin tend???
      Edhe maloku me i trashe ne Shqiperi eshte 100 here me shume qytetar se sa kto bythzinjte me te cilet eshte mbush Gjermania.

  2. Gjermani thjesht ka thene nje realitet i cili disave u duket i hidhur.
    Ne po jetojme ne kte realitet,ku trajtohemi si derra nga pushtat tane dhe nuk behet merak njeri,tani na u ofendokan nga nje polic gjerman.
    Ky eshte kulmi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *