• |
ide | kryesore

240 fshatarë dëshmitarë në SPAK/ Fermeri nën akuzë se u pasurua nga paratë e trafiqeve të të birit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një autokombanjë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Prokurorinë e Posaçme. Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Report Tv mëson se 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka beqenë pjesë e kooperativës. 240 bashkëfshatarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s’kemi pasur kurrë NIPT”.

Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimin e pasurisë si të ardhur nga krimi. Ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

“Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, mësohet të ketë thënë Shtëpenja.



2 Comments

  1. Bo bo sa dem na ka bere ky fshatari me krimin e tij,nderkohe mililione e milione euro merren borxh per “eliten” dhe shqiptaret i kane ne kurriz per dekada te tera,nuk behet merak aspaku.
    Dhe prisni tani bresherine e komementeve si:drejtesia po vepron,lufte krimit etj etj etj.
    Kemi arritur fundin,thone kur arrin fundin,fillon ngritja.Te jete e vertete valle?

  2. Elida Kackini po e godet krimin ne menyre spektakolare , krimi te gjeje vend e te futet!

    ca pret nga aSPAKu dhe nga kalamajt e spiuneve te partise , vazhdojne ti sherbejne partise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *