• |
ide | kryesore

Allegri denoncon ish-mikeshën e tij: i ka përdour për vete paratë e dhëna për djalin e tyre

-Instant, Sport



Claudia Ughi, ish-partnerja e Massimiliano Allegrit, akuzohet për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare dhe, më 5 korrik, do të dalë në sallën e gjyqit, në Pallatin e Drejtësisë ‘Bruno Caccia’ në Torino, për seancën paraprake. Gruan e ka paditur pikërisht trajneri i Juventusit, i përfaqësuar nga avokati Pietro Gaetano Nacci Manara, që pretendon se Ughi i ka përdorur paratë për mirëmbajtjen e djalit njëmbëdhjetë vjeçar të të dyve, për vete dhe për të paguar tarifat universitare të vajzës së saj. Ughi, e mbrojtur nga avokati Davide Steccanella dhe nga avokati Paolo Davico Bonino, hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa dosja përfundoi në tryezën e prokurorit Davide Pretti i cili pas padisë koordinoi hetimet e Guardia di Finanza.

Nga hetimi u zbulua se ishin mbi 200 mijë euro shpenzime të panevojshme nga 600 mijë euro që Ugi kishte marrë pas përfundimit të lidhjes, e cila zgjati 13 vjet dhe përfundoi në vitin 2017, me Allegrin. Të dy kishin arritur një marrëveshje në gjykatën civile të Torinos, ku trajneri i Juventusit mori përsipër të paguante dhjetë mijë euro në muaj për mbajtjen e djalit të tij. Në vitin 2021, meqë nuk ishte ulur në asnjë pankinë prej dy vitesh, Allegri kishte kërkuar uljen e shifrës në pesë mijë euro. Kërkesa u refuzua. Nga këtu nisi padia kundër Ughit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *