• |
ide | kryesore

Amber Heard cilësohet si femra më e bukur në botë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Amber Heard thuhet se ka fytyrën më të përsosur në botë, sipas shkencës së hartës së fytyrës.

Dr Julian De Silva nga Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, përdori një teknikë të hartës së fytyrës të njohur si raporti i artë grek i bukurisë, i cili është 1.618, për të përcaktuar se kush ka fytyrën më të përsosur në botë.

Raporti 1.618 i njohur gjithashtu si “Phi” mund të përdoret për të përcaktuar proporcionin e përsosur të tipareve të fytyrës duke përfshirë sytë, hundën, buzët, mjekrën dhe formën e përgjithshme të fytyrës për të kuptuar se kush është personi më i bukur shkencërisht.

Pas analizimit të 12 pikave kyçe në fytyrën e Amberit në vitin 2016,De Silva zbuloi se sipas raportit të artë greke fytyra e saj ishte 91.85% e përsosur.

Eksperti tha për Us Weekly në atë kohë: “Grekët zbuluan se raporti ndodh kudo në natyrë dhe për mijëra vjet mendohet se mban formulën sekrete të fytyrave më të bukura në botë”.

“Raporti Phi prej 1,618 është menduar prej kohësh se mban sekretin e bukurisë, por tani me hartën kompjuterike mund të llogarisim se si zbatohet për gratë e vërteta”, shtoi Julian.

Nëpërmjet përdorimit të së njëjtës teknikë të hartës së fytyrës, u zbulua gjithashtu se Kim Kardashian ka vetullat më të përsosura, modelja-aktorja Emily Ratajkowski ka buzët perfekte, supermodelja Kate Moss ka ballin perfekt dhe Scarlett Johansson ka sytë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *