• |
ide | kryesore

Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një të miture

-Instant, Paparazzi, Slider



Një juri në Kaliforni të martën e gjeti Bill Cosby përgjegjës për sulmin seksual të një gruaje në rezidencën Playboy në vitin 1975 kur ajo ishte adoleshente.

NBC News raporton se juria e kontesë së Los Anxhelosit përcaktoi se Cosby qëllimisht shkaktoi kontakte të dëmshme seksuale me Judy Huth, kur ishte 16 vjeç.Aktori ishte 37 vjeç në atë kohë.

Huth është shpërblyer me 500,000 dollarë dëmshpërblim.Sipas saj, komediani e mori atë në një “dhomë blu” në rezidencë dhe e detyroi atë ta prekte seksualisht.

Nathan Goldberg, një avokat i Huth, i tha jurisë se “klienti im meriton që z. Cosby të mbajë përgjegjëso për atë që ka bërë”.

“Secili prej jush e di në zemër se z. Cosby sulmoi seksualisht zonjushën Huth”, deklaroi Goldberg.

Cosby, i cili nuk përballet me burg në këtë rast, nuk dëshmoi ose nuk u paraqit në Gjykatën e Qarkut të Los Anxhelosit gjatë gjyqit, pasi ai mohoi akuzat e saj dhe thirri të drejtën e tij të Amendamentit të Pestë kundër vetëinkriminimit.

Lajmi për vendimin vjen gati një vit pasi Bill lirua nga burgu pasi dhjetëra gra e akuzuan atë për përdhunim dhe sulm seksual./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *