• |
ide | kryesore

Dhoma e Avokatisë e Korçës bojkoton masat e sigurisë për dy ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhoma e Avokatisë e Korçës vendosi sot të bojkotojë masat e sigurisë për dy ditë në datat 24 dhe 25 qershor 2022. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia i cili tha se një masë e tillë do të shikohet për tu reflektuar në javët në vijim dhe shprehu habi pse nuk solidarizohen me ta ekspertët dhe psikologët që punojnë në fushat gjyqësore. Ai deklaroi se avokatët janë bashkë në betejën e tyre legjitime për të patur një hartë gjyqësore që garanton aksesin e drejtësisë për qytetarët, pavarësisht vendit ku jetojnë.

Të gjitha këto pretendime dhe sugjerime, avokatët pritet t’i parashtrojnë ditën e hënë, në Komisionin e Ligjeve, në dëgjesën që është parashikuar të mbahet për hartën gjyqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *