• |
ide | kryesore

Familjarët e kërkojnë prej dy ditësh, sendet e një gruaje gjenden pranë lumit Vjosë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua 56 vjeçe në Vlorë është larguar nga banesa e saj prej dy ditësh dhe zhdukja e saj është denoncuar nga familjarët.

Mesditën e sotme rreth orës 12:10, shërbimet kufitare të DKRM në Vlorë anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, kanë gjetur disa sende vetjake të cilat dyshohet se i përkasin 56-vjeçares me iniciale L.K., me probleme të shëndetit mendor.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *