• |
ide | kryesore

Ishte nisur nga porti i Durrësit, shqiptari kapet me 43 pako heroinë në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 24 kg heroinë në Portin e Ankonës. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte nisur nga Durrësi dhe pas kontrollit të ushtruar nga policia është kapur me heroinë të ndarë në 43 pako, të cilën e kishte fshehur në brendësi të mjetit të tij tip “Mercedez-Benz”.

Tashmë makina dhe heroina janë sekuestruar nga policia italiane, ndërsa shqiptari pritet të përballet me autoritetet italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *