• |
ide | kryesore

Kancelari gjerman: Jemi gati për të mbrojtur çdo vend të NATO-s që kërcënohet nga Rusët

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke folur para deputetëve në Bundestag, u tregua edhe njëherë i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se Gjermani dhe NATO janë të vendosura për të mbrojtur çdo metër katror të Europës lindore, nga çdo agresion i mundshëm.

Sipas tij çdo vend i Europës lindore duhet të ketë besim tek Gjermania dhe NATO.

Ndërsa shtoi se të mendosh sot se mund të kesh të njëjtat marrëdhënie me Rusinë e Putinit është e paimagjinueshme.

“Ajo që thashë më 27 shkurt është vërtetuar: ne do të mbrojmë çdo metër katror të NATO-s. Partnerët tanë të Evropës Lindore mund t’i besojnë Gjermanisë sot. Për të qenë i qartë: të kesh objektivin e një partneriteti me Rusinë si ai që kishte ende në konceptin strategjik të vitit 2010, me Rusinë imperialiste agresive të Putinit është e paimagjinueshme në çdo kohë të parashikueshme”, tha ai.

Më tej Scholz theksoi se Ukraina ka nevojë për një plan “Marshall” për rindërtim.



3 Comments

  1. thuaj shyqyr qe eshte Amerika se te jete per Sholtz e ka marre ferra uraten. Politikan i korruptuar dhe i paguar nga Putanka

  2. Per Kosoven mos e ke problem se e mbron ky trapi yne. Ky qe bente greva kunder anetarsimit ne NATO.
    Ky bicim frikacaku qe eshte i kapur koke e kembe nga krim-korrupsioni.
    Po te sulmohet Kosova ne do jemi me te, tha KY. Tani sa nuk do te sulmohet jemi me vella Vucicin. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *