• |
ide | kryesore

Lukaku vishet zikaltër: Chelsea pranon ofertën e Inter, 8 milionë plus 4 bonus të lidhur me titullin

-Instant, Sport



Inter-Lukaku, tashmë është e kryer. Vendimtar hapi përpara në negociatat për rikthimin e sulmuesit belg me fanellën zikaltër, nga ku u transferua një vit më parë, ‘i freskët’ nga fitimi i titullit në Milano. Atëherë Chelsea pagoi 115 milionë euro, por tani gjërat kanë ndryshuar. Operacioni i rikthimit është në fazën e mbylljes dhe tani është cështje detajesh. Interi e ka rritur ofertën e tyre nga 7 milionë plus bonuse në tetë plus 4 bonuse për huazimin e rëndë (bonuset të gjitha të lidhura me fitoren e titullit), Blues e kanë pranuar ofertën dhe tashmë marrëveshja mes dy klubeve është vetëm për t’u zyrtarizuar.

Nesër janë parashikuar shkëmbimet e dokumenteve, kontrollet mjekësore të lojtarit duhet të bëhen javën e ardhshme. Lukaku donte të kthehej te Inter dhe bëri gjithçka për tia arritur qëllimit: ai e bindi Chelsean që ta linte të largohej dhe do të ulë ndjeshëm pagën e tij: nga 12 milionë neto që fiton te Chelsea në rreth 8.5 milionë që do të marrë te Inter.

Operacioni do të zyrtarizohet në ditët në vijim, sigurisht deri më 30 qershor për të përfituar nga taksat e Dekretit të Rritjes për pagën e sulmuesit belg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *