• |
ide | kryesore

Meta: Si më braktisi qëllimisht Basha në përballjen me Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur mbetet edhe vetëm 1 muaj në krye të shtetit është kohë bilancesh për Ilir Metën. Në një intervistë që dha për Fax News, Meta tha se “gjithçka mund të thuhet se ka shkuar sipas parashikimeve” dhe betimit mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 5 vite më parë.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, përkundrazi. Kjo Presidencë ka pasur më pak kompetenca se çdo Presidencë tjetër e Republikës së Shqipërisë” – tha Meta që nuk harron të shigjetojë ish-opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha se e la vetëm në përballjen me qeverinë.

“Për fat të keq, opozita ndërmori një hap vetëvrasës, jo thjeshtë për të, se për një pjesë të mirë të opozitës dhe për lidershipin e saj ishte një hap përfitues.

Por, për demokracinë në vend, parlamentarizmin, dhe institucionet e pavarura, duke djegur mandatet dhe duke ekspozuar edhe Presidentin përballë një mazhorance prej 122 kartonësh.

Për fat të keq, opozita ka bërë pikërisht atë që ka dashur mazhoranca. E ka ndihmuar dhe ja ka lehtësuar rrugën në kapjen e sistemit të drejtësisë, përmes bojkotit të reformës dhe në bojkotimin e zgjedhjeve lokale” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ky eshte dhe idiot.
    Po si ka mundesi qe ti gjasme presidenti i asnjeanshem. Ishe ne perballje me ramen?

    E dini ca do bej ky pas 24 korrikut???
    E dini apo jo….
    Ta lem me mire enigme. Se ka me shume budallenj qe peshkohen.
    Ehhhj ca do bej ky pas 24 korrikut. Ca do bej……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *