• |
ide | kryesore

Ministri francez: Ukraina nuk do të marrë një “biletë VIP” për anëtarësimin në BE

-Instant, Lajme, Planet



Ministri francez i deleguar për Europën ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE mund të marrë vite për t’u finalizuar, duke përsëritur qëndrimin e Francës se vendi nuk do të hyjë me shpejtësi në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjerë të liderëve europinë.
“Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant. Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk ka një “biletë VIP”, tha ministri francez Clément Beaune në një intervistë me radion franceze Europe 1, raporton CNN.

“Duhet të mbarojnë fillimisht luftën, të rindërtojnë vendin, të plotësojnë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por ne po japim këtë sinjal hapjeje,” shtoi Beaune.
Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t’i japin apo jo statusin e kandidaturës në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *