• |
ide | kryesore

Në lidhje me Mozzik? Flet Kiara Tito

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, Mozzik së fundmi ka zbuluar një objektiv të tijin! Me anë të një fotoje që ka publikuar në Instagram, ai ka shkruar: ‘Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”.
Mirëpo së fundmi një lajm po qarkullon kudo ku thuhet se Mozzik mund të jetë në një lidhje me moderatoren e njohur, Kiara Tito.
Hamendësimet nisën pas një fotoje, ku Mozzik shfaqej para pasqyrës ku tregohej këmba e një vajze, e cila kishte veshur një fustan jeshil. Por nga ana tjetër, ka qarkulluar edhe një foto e Kiarës me fustan jeshil identik si i vajzës në foton e Mozzik.
Por a ishte Kiara vajza në foto?

Vetëm pak momente më parë, ka ardhur edhe reagimi i moderatores. Kiara ka publikuar një ‘story’ ku shkruan se nuk është ajo vajza në foton e Mozzik. Jo vetëm kaq por Kiara bën thirrje që më parë të vërtetohen rrethanat e më pas të shkruhen lajme për të.
Postimi i Kiarës:
“Hello njerëz, më kanë ardhur këto foto në DM. Gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake news), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat. Ju falënderoj”- shkruan moderatorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *