• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci nga tërmeti në Afganistan, 1 mijë të vdekur, mbi 1500 të plagosur

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm që goditi Afganistanin. BBC raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 1000 persona dhe 1500 të tjerë janë plagosur.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika. Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë për shtyp se të paktën 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe 1500 të tjerë janë plagosur. Tërmeti tronditi pjesën e Afganistanit lindor dhe pjesë të Pakistanit gjatë orëve të para të së mërkurës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi,” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

Tërmeti, i cili goditi gjatë orëve të para ndërsa shumë njerëz flinin, ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.



1 Comment

  1. Thone se talebanet i kishin kerkuar qen per gjetjen e njerezve nen rrenoja, qeverise hajdutit, por, talebani i Shqipnise ju ishte pergjigj qe leket e qenit i kemi vjedhur…Por ne mungese ju dergojme qente qe lehin per mua; mero basé, mut nano, përç zogaj, nji tjeter qen qe e ndan veten nga keta, vangjieli,dhe ne fund nje qen tjeter plak Çupi o çapi por me eksperiece. qe i fut hundet edhe ne bire te bythes vetem qe ti hedhin noj kocke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *