• |
ide | kryesore

Rritja e çmimeve/ Qeveria gati paketën e dytë financiare në mbështetje të qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
cmimet.jpg



Në kushtet kur rritja e çmimeve vijon, Ministria e Financave parashikon ndryshime në buxhet me qëllim që të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë. Qeveria do të shtyje deri në fund të vitit efektin e paketës se rezistencës sociale të prezantuar së pari në muajin Mars.

Burime për News 24 bëjnë të ditur se edhe për 6 muajt e mbetur të vitit 2022 në paketën e rezistencës 2 fokusi do të jenë pensionistët dhe shtresat në nevojë. Në paketën e parë financiare që mbyllet këtë Qershor qeveria vendosi t’u japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe për muajt e tjetër të vitit skenari është i njëjtë. Janë 434 mijë qytetarë që do të përfitojnë këtë ndihmë.

Paketa e parë që është aktualisht në fuqi realizoi indeksimin e pensioneve me 3.3 miliardë lekë, kompensim me 3 mijë lekë për pensionistë e familje në nevojë, mbështetje 1.5 miliardë lekë për fermerët, 500 milionë lekë që mos të rritej çmimi i transportit publik, fond 20 miliardë lekë për energjinë elektrike dhe ndryshim të taksës progresive e rritjes së pagës minimale.

Ende nuk dihet nëse me paketën e dytë do të mbështeten edhe kategori te tjera qytetarësh, por burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se të ardhurat shtesë vetëm nga rritja e çmimeve në buxhet përgjatë 5 muajve të parë të vitit janë 13 miliardë lekë, ndërkohë që deri më tani janë alokuar afro 6 mld lekë për paketën anti-krizë dhe 20 miliardë lekë janë vënë në dispozicion si garanci për kompensime të energjisë elektrike në mënyrë që të mos rritej çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë, fond i cili nuk është prekur ende pasi situata në kaskada ka qenë e mirë.



37 Comments

      1. Kosova jep 100 euro ne muaj, ndersa Rama u a hoqi 3.000 lekshin dhe thuhet se do filloj me 1 tetor. Tallet me ata qe i japin 60 perqind te votave. Pensioni im eshte baraz me shpenzimet e tualetit te zonjave, por me i vogel se shpenzimet per qen dhe nace.

    1. Po faleminderit qeverise qe mendon vetem per popullit.Skenderbeu ine me gjithe ato zonjat qe ndronin kostumet pese here ne dite edhe ne Ukrahinen e zhuritur u bene telef per kete popull.30$ ne muaj eshte goxha para.Ptu race e qelbur!Komunizmi e shkatroi pergjithmone kete vend.

  1. Me vjen mire qe qeveria ne cdo kohe mendon per te miren e qytetareve duke krijuar paketa te tilla qe na ndihmojne dhe na e lehtesojne sado pak

  2. Pavarsisht rritjes se cmimeve qe ka ardhur per shkak te luftes dhe kesaj krize qe ka kapur gjithe boten ju keni krijuar paketa te tilla per te legtesuar pak gjendjen

  3. Transparenca me qytetaret ka qene gjate gjithe kesaj kohe me qytetaret. Qeveria po ben cfare mundet per ta lehtesuar kete situate te veshtire ndaj qytetareve te saj.

  4. Kemi pasur gjthmone mbeshtetje nga qeveria qe ne kohen qe ka nisur kriza per shkak te luftes dhe per kete gje duhen falenderuar sepse po te ishim me salem ne qeveri kush e di ne cfare gjendje do te kishim perfunduar.

  5. Kjo eshte qeveria qe duam . Dhe pse pertej cdo situate veme re qe problematikat, kriza qe demtojne” ose me sakt po na cekin te gjithe qeveria esht mbeshtetese ndaj neshh

  6. Qeveria ka bere nje pune shume te mire per kete plan qe ka pasur ne xhep qe te jete ne ndihme te qytetareve qe ndoshta nuk e perballojne dot krizen ekonmike qe na ka perfshire te gjitheve dhe u jep nje dore per te ecur para dhe per ta pasur me te thjeshte perballimin e saj.

  7. Per shkak te krizes shume familje mezi ia dalin ne fund te dites per te blere dhe ushqime prandaj me vjen mire qe Rama ka menduar nje plan rezerve per ta perballuar dhe per ti dale ne ndihme qytetareve shqiptar.

    1. Kjo pakete ndihme do i lehtesoj njerzit te pakten me shpenzimet e muajit aq sa mund ti ndihmoje esht dicka e mire qe ju e keni vene bravo

  8. Me vjen shum mir qe po i qendroni ne prane qytetareve ne keto koh krize se te ishte per palen tjeter do e kishe len popullin duke vuajtur

  9. Kjo eshte tallja e radhes.
    Therrimet u hidhen pulave,jo njerezve,sidomos te moshuarit qe vetem me ilaçe nuk ia dalin dot.
    Paketa e famshme jo vetem eshte kot fare,por as nuk e marrin gjithe pensionistet.
    Perdite degjojme qe vdesin pleqte e shrete se u mungon ndihma ,ndryshe ndodh ne vendet sociale.
    Kjo qeveri,jo vetem na vjedh,jo vetem na poshteron,por si pa te keq,tund flamuret sikur po ben heroizma,mburret dhe manipulon me demagogji duke bere te duket sikur pa keta,ne do kishim mbaruar.
    Dhe sna mjafton kjo,”mire qe kali ngordhi,po sna lene rehat as mizat”.
    Dalin mavite dhe me komente idiote na çajne t….
    Durimi ka kufi,po ky durimi yne nuk e di kur do shpertheje se kufijte jane tejkaluar me kohe.
    Dhe kur te vije ai moment,dridhuni se furia merr perpara çte gjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *