• |
ide | kryesore

Shiten në ankand dorezat e Johnny Depp në ‘Edward Scissorhands’

-Instant, Paparazzi, Slider



Dorezat ikonë me tehe që Johnny Depp kishte veshur në hitin e vitit 1990 “Edward Scissorhands” u shit në ankand për 81,250 dollarë .

Në fillim të majit, Propstore, një kompani ankandi e famshme për shitjen e koleksioneve të filmave me vlerë miliona dollarë  njoftoi një shitje që do të fillonte më 21 qershor. Mes artikujve ishte dorezat e mprehta të Depp.

Në kohën e shpalljes së shitjes, kur Johnny dhe Amber Heard nisën gjyqin, parashikohej që ‘Scissorhands’ do të shitej për diku midis 30 mijë dollarë dhe 50 mijë dollarë.

Megjithatë, disa burime treguan për mediat  se interesi për gjyqin, veçanërisht fitorja e Depp-it, ndihmoi në rritjen e çmimit, duke çuar në ankandin live të së martës, ku në fund ata  e shitën për 81,250 dollarë!!!

Sipas Tmz, përpos dorezave, do të shitet në ankand edhe motoçikleta e aktorit nga ‘Cry Baby’ e cila do të kushtojë 250,000 dollarë./Lapsi.al

'Edward Scissorhands' Memorabilia From Propstore



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *