• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, plagoset me 3 plumba emigranti në Greqi

-Instant, Lajme, Planet



Një emigrant rumun është qëlluar tre herë me plumb në këmbë në qendër të Heraklion Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 22 qershor.

Sipas medieve helene, 38-vjeçari nga Rumania ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është përleshur me një tjetër makinë, shoferi i të cilës nuk është identifikuar ende nga policia greke.

Dy drejtuesit e mjeteve janë grindur verbalisht, ndërsa më pas kanë zbritur nga makinat e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Situata agravoi në përleshje mes dy burrave, deri në pikën kur emigranti rumun u qëllua tre herë me armë zjarri nga shoferi tjetër.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAB -it, e cila ka marrë 38-vjeçarin dhe e ka transportuar në spitalin PAGNI , me tre plagë në këmbë.

Autoritetet janë në kërkim të personit që qëlloi 38-vjeçarin, pasi u largua nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *