• |
ide | kryesore

Tërmeti me magnitudë 6.1 trondit dy shtetet, shënohen 250 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar 250 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika. Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet dhe se më shumë se 150 të tjerë ishin plagosur.

Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khost. Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters. Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *