• |
ide | kryesore

U vranë 19 nxënës dhe dy mësuese, shkolla në Teksas do shembet

-Instant, Arkiva, Planet



Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksasit, ku sulmuesi i armatosur vrau 19 nxënës dhe dy mësuese, do të rrënohet, ka bërë të ditur kryetari i qytetit Don McLaughlin.

“Kam biseduar me këtë edhe me mbikëqyrësin e punimeve dhe shkolla do të rrënohet. Kurrë nuk mund të kërkoni nga nxënësit apo mësuesit të rikthehen në atë shkollë”, shtoi McLaughlin.

Ai ka theksuar këtë në fjalimin e tij plotë emocion me qytetarët, që kërkuan përgjigje lidhur me masakrën që kishte ndodhur në atë shkollë.

Shumë prej tyre janë të pakënaqur me reagimin e policisë, që po i akuzojnë se kanë pritur më shumë se një orë para se të tentonin ta ndalnin sulmuesin.

Kryetari i qytetit nuk ka treguar terminin e saktë se kur do të rrënohet shkolla, në të cilën ndjekin mësimet rreth 600 nxënës të klasave të treta dhe të katërta.

E presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu ka theksuar nevojën që shkolla të rrënohet, e muajin e kaluar e konfirmoi edhe senatori Roland Gutierrez.

Kjo nuk është hera e parë që në SHBA rrënohen shkollat pas të shtënave masive ndodhën. Sandy Hook, shkolla fillore ku u vranë 20 nxënës dhe gjashtë mësimdhënës në vitin 2012, gjithashtu ishte rrënuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *