• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja pse Rama do ta bojkotojë samitin e BE

Lajme, Të fundit

Duke ngritur pyetjen “Çfarë të bëjmë atje?, Edi Rama paralajmëroi të martën bojkotin që Shqipëria mund ti bëjë samitit të përbashkët të BE me vendet e Ballkanit perendimor, duke e arsyetuar këtë mospjesmarrje me faktin se edhe kësaj here shqipërisë nuk do ti hapen negociatat.


“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruajti Rama në Twitter.


Një ditë më parë bojkotin e këtij samiti e pati shpallur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ndonëse vendit të tij i janë hapur prej kohësh negociatat. Atëheerë pyetja që shtrohet është pse edhe Tiranë edhe Beogradi po marrin të njëjtin vendim, pavarësisht se kanë arsye të ndryshme.

Lexo me tej:

Kërcënimi/ Rama dhe Vuçiç drejt bojkotit të samitit të BE

Një hipotezë e kësaj dileme mund të gjendet në draftin paraprak të konkluzioneve që do të bëjë Këshilli i BE-së , draft i cili u zbulua paraprakisht nga Euractiv. Aty thuhet se në konkluzione vendet anëtare do dënojnë fort mosvënien e sanksioneve për Rusinë nga regjimi i Vuçiç.

Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet bërë Serbisë presion për sanksionet”

Në tekstin përfundimtar që do të hartohet nga Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23- 24 qershor parashihet të thuhet: “Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”. “Presidenti serb Vuçiç është nën presionin në rritje të BE-së për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë, duke kujtuar miqësinë tradicionale midis Beogradit dhe Moskës”, shkruan me tej Euractiv.

Dhe për të shmangur këtë trysni Vuçiç po përdor Tiranën dhe Shkupin duke e bojkotuar samitin.

©Lapsi.al

 

 


37 Comments

  1. Shume mire qe Rama ka vendosur te bokotoj mbledhjen sepse ne momentin qe ne nuk do futemi as kete her ne BE nuk ka pse te shkoj ne kete mbledhje

  2. Cdo gje qe keni zgjedhur ju te beni deri me sot na ka dal per me mire kemi besim tek ju dhe kte here cfaredo lloj vendimi te merrni

  3. Merret nje vendim sot i cili do te jete nje zgjidhje e mesme.Jam i bindur qe Rama nese do ta bojkotoj do ta bojkotoj per arsye vertete qe qendrojn

  4. Cdo bojkotim eshte kur preken pjeset personale te vendeve keshtu qe edhe ky bojkotim duhet tw kete dicka qe nuk shkon dhe rama e ka nje arsye sigurisht

  5. Mendoj se do ishte mire qe kete here ta bojkotoje kete mbledhje sepse e dime qe dhe kete here sdo anetaresohemi dhe faji eshte i Bullgarise

  6. Perderi sa nuk eshte mar nje vendim i sakt per kete gje ju nuk e dini se cfare mund te ndodh qe keshtu skeni pse nxirrni keto lajme

  7. Kemi besim te ju kryeminister Edi,jam i sigurt qe dhe pak dhe do hyme ne BE ,duhet te jemi pak me te durueshem.Cdo gje e mire behet vetem me ju ne krye!

  8. Tju vije turp o lakenj pa tru.
    Po si mund te quhet e drejte sjellja prej sharlatani vetem se duhet ti beni qefin.
    A e dini qe ai mban pergjegjesi per gjithe kte popull dhe te ardhmen e tij,dhe zgjedh te mbaje anen e serbit?
    Mire ai qe ka interesat e veta individuale ose ate urdher ka marre ne dobi te interesave te tij,po ju o te trushkulur çkeni qe llapni kot e me kot?
    Ju rente nje pike ishalla,tju shkunde se mos ju vijne mendte.

    1. Ashtu eshte po kujt i thu lale, Jane bythqira te gjithe, I rafte nje pike qe nga Mandi e te gjithe ketyre te tjereve. I denofte Zoti aty ku i dhemb me se shumti

  9. Jam i sigurt ne zgjedhjet qe ben Rama per takimet qe merr pjese. Me vjen keq qe Bullgaria anon nga pergjigjia negative per Shqiperine por jam i sigurt qe ka per te ndryshuar shume shpejt

    1. TE GJITHE KETA KOMENTUS QE LEXOVA KON TE PAGUAR NGA PS, E QYDITSHME NI PERKRHJE E TILLE…! PERVEQSE ESHTE DAKORDSIM ME SERBET, ESHTE EDHE NI TURP PER POPLLIN SI KA NI PERKRAHJE KAQ TE MADHE…! TREGONI NI QKA BERI MIRE KY IDOLI I JUAJ, ERDHI NGA FRANCA PREJ NI HAJNIE IKONASH… TASH PO JU RJEP, JU KA PASTRU TRURIN ME BATUTA,…!!!

  10. Te gjitha komentet e prostitutave mavi me diference 1 minute nga njeri tjetri. E keni bo vrimen e sumes tabele qitje. Rrofte kurveria mavi

  11. Vendimet e zotit rama jane me se te mira sepse ne momentin qe be eshte kunder futjes tone pse duhet te futet ne mbledhje

  12. Po kujt i plasi cfare bene Rama,ju o bythe lepirsa mendoni se ja vare njeri ketij piktori,jepini shkundeni fikun.

  13. Rama tha se do te jet ne samit po gjithsesi ne e dim pergjigjen nga bullgaria.
    Shpresojm te antarsohemi shum shpejt ne BE

  14. Besoj se zoti Rama do e shqytroj mese miri situaten dhe do marre vendimin e duhur nese duhet te marre pjese apo jo ne samitin e BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.