• |
ide | kryesore

Zyrtarja e BE-së: Europa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Një zyrtare e  lartë i BE-së tha se Europa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën edhe pse furnizimet e dobëta të gazit rus kanë rritur frikën e recesionit, sipas skynews.

Elina Bardram, e cila është drejtoreshë për Çështjet Ndërkombëtare dhe Financat e Klimës në Komisionin Europian, tha se një ndryshim drejt përdorimit të qymyrit për të mbushur boshllëkun e  energjisë do të ishte i përkohshëm dhe nuk do të prishte qëllimet klimatike.

BE-ja dhe ekonomitë e tjera të zhvilluara kanë shtuar sanksionet ndaj Rusisë duke përfshirë naftën dhe qymyrin e saj, por nuk kanë ndaluar importet e gazit, të cilat përbëjnë 40% të nevojave të bllokut.

Çmimet e gazit kanë arritur nivele rekord pasi një ngadalësim i flukseve nga Rusia gjatë ditëve të fundit ka rritur shqetësimet për furnizimin në muajt e ardhshëm gjatë pikut të dimrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *