• |
ide | kryesore

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet, ulet me 3 lekë nafta

-Instant, Lajme, Të fundit
çmimet



Tre lekë më pak do të shiten nafta në pikat e karburantit nga pasditja e kësaj të enjteje. Konkretisht nga vendimi i fundit i marrë një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

“Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 5 “Metodologjia e llogaritjes së çmimit” të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;

Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:

  • 258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
  • 239 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
  • 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;”, njoftohet.

 



1 Comment

  1. Sa qesharake , tallese dhe absurd eshte me ne ky bord hajdutesh .
    Ne 2 mars , nje fuçi nafte kushtonte 110.9 $ dhe çmimi i saj ne tregun tone ishte 192 lek/liter .
    Dje , nje fuçi nafte kushtonte 110.75 $ dhe çmimi i saj ne tregun tone eshe 258 lek/liter .
    Arsyetoni vete dhe nxirrni konkluzionet tuaja . A duhet te rrijme duarkryq perseri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *