• |
ide | kryesore

Britania: Putin i ka bërë llogaritë gabim për ukrainasit

-Instant, Lajme, Planet



Putin i ka bërë llogaritë gabim në Ukrainë për sa i përket disave pikave, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), sipas skynews.

Në një deklaratë, Neil Bush tha se forcat ruse kishin “nënvlerësuar” popullin ukrainas dhe rezultati i agresionit të tyre kishte qenë “bashkimi i botës së lirë në mbështetje të Ukrainës”.

“Qeveria ruse i ka bërë llogaritë gabim në Ukrainë në disa pika. Së pari, ata kanë nënvlerësuar vendosmërinë dhe heroizmin e popullit ukrainas, i cili mbrojti me sukses kryeqytetin e tij dhe i detyroi pushtuesit rusë të tërhiqen.

“Së dyti, ata kanë nënvlerësuar vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar; rezultati i këtij agresioni ka qenë bashkimi i botës së lirë në mbështetje të Ukrainës, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke e izoluar Rusinë politikisht dhe ekonomikisht.

“Dhe së fundmi, ata e kanë nënvlerësuar forcën e parimit të sovranitetit në shekullin e 21-të; veprimet e Presidentit Putin vetëm kanë sjellë në fokus të drejtën e të gjitha vendeve për të përcaktuar politikën e tyre të jashtme, të mbrojtjes dhe të sigurisë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *