• |
ide | kryesore

I mori titullin Interit e provon t’i marrë edhe Dybalan: Milan, kontakti i parë telefonik me argjentinasin

-Instant, Sport



Dybala-Inter dukej se kishte përfunduar, por rikthimi i Lukakut te zikaltrit ndryshoi gjithçka dhe tani Milani ëndërron stërkëmbëshin flagrant të merkatos ndaj kushërinjve të tyre. Pas frenimit në negociatat me zikaltrit, në fakt, sipas asaj që raporton Il Corriere della Sera, dje nga Londra, disa drejtues të grupit Elliott kanë pasur biseda telefonike me stafin e lojtarit argjentinas për të kuptuar statusin e negociatave me Interin dhe kërkesat ekonomike të Joya-s.

Për momentin është vetëm një sondazh, pa negociata, por ideja po bëhet gjithnjë e më konkrete te Milan. Interi mbetet në avantazh të qartë, Dybala është akoma në dorë të zikaltërve sepse ka një pakt me Marottan, por nuk do të presë pafundësisht dhe për momentin nuk duket e vështirë të thyesh akullin e një negociate që prej ditësh është në pritje.

Në ditët në vijim pritet një takim i ri mes Marottas dhe ndërmjetësit Fabrizio De Vecchi (nuk është e sigurt nëse do të jetë edhe Jorge Antun, menaxheri i Dybalas), por nuk do të jetë një takim vendimtar. Interi do t’i thotë Dybalas se duhet të jetë i durueshëm (edhe sepse fillimisht duhen bërë llogaritë dhe kërkesat e ish-sulmuesit të Juventus nuk janë tamam brenda mundësive të bilancit të lëkundur të Suning) dhe mbi të gjitha të ulë kërkesat. Përndryshe, lamtumirë dhe faleminderit për durimin tuaj.

E Milani ndërkohë vëzhgon dhe mbetet vigjilent: miratimi teknik i Paolo Maldinit dhe Frederic Massara nuk vihet në pikëpyetje, por duke pasur parasysh politikën e kuqezinjve për pagat, marrëveshja do të bëhej e mundur vetëm nëse Dybala do të ishte gati të ulte me vendosmëri pretendimet e tij ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *