• |
ide | kryesore

Inflacioni post-Covid fundos Inter e Milan për projektin San Siro: trefishohet kosto, nga vlerësimi fillestar

-Instant, Sport



Ende probleme për San Siron e ri. Alarmi është ngritur nga Massimo Ferrari, këshilltari i bordit drejtues të Milanit, i cili theksoi se kostoja e projektit duhet të rishikohet tërësisht, për shkak të rritjes së kostove të prodhimit. Fillimisht, preventivi për të gjithë ndërhyrjen urbane arrinte shumën e 1.2 miliardë euro, nga të cilat 600 – 700 milionë vetëm për impiantin sportiv. Por me cmendjen e kostove të lëndëve të para dhe rritjen e inflacionit, shpenzimet janë trefishuar, duke arritur në mbi 3 miliardë euro.

Një pengesë e re për kryebashkiakun Giuseppe Sala dhe për dy klubet, që e bën gjithnjë e më konkrete mundësinë që Milan të vendosë të lëvizë për një stadium të tij në pronësi në Sesto San Giovanni. Një mënyrë më e thjeshtë: tokë private, zero kufizime arkitektonike dhe urbanistike dhe asnjë marrëveshje për t’u arritur me kryetarin e bashkisë. Një zgjidhje që do ta linte problemin në duart e Interit, me të cilin mund të mendohej ende një stadium në bashkëjetesë. Stadiumi i Milanit është një projekt me interes të madh për vetë Ferrarin. Menaxheri i kuqezinjve është gjithashtu menaxheri i përgjithshëm i WeBuild, gjiganti italian i ndërtimit i lindur nga bashkimi i Salinit, Impregilos dhe Astaldit.

Grupi tashmë ka një përvojë të gjerë në stadiumet e futbollit, pasi ka ndërtuar ambientet futuristike për Kupën e Botës në Katar këtë vit. WeBuild gjithashtu ka kryer tashmë një projekt për t’i shërbyer zonës Sesto San Giovanni me transport publik modern. San Siro ka tashmë linjën e nëndheshme M5, e njëjta që me fondet e PNRR do të shtrihej në Monza. Italia është terren pjellor për fonde të mëdha investimi, të tërhequr nga mundësitë e mëdha të pronave të paluajtshme, duke qenë se ka shumë skuadra të Serie A duhet të rindërtojnë ose rregullojnë stadiumet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *