• |
ide | kryesore

Ish-partnerja e Allegri pas denoncimit: “Akuza instrumentale, kërkon vetëm të ulë pagesën”

-Instant, Sport



Pas lajmit të denoncimit nga Massimiliano Allegri ndaj ish-partneres Claudia Ughi, e akuzuar për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare, vjen përmes zërit të avokatëve të saj mbrojtja e gruas me të cilën trajneri i Juventusit kishte një lidhje që zgjati 13 vite dhe përfundoi në vitin 2017. Siç raportohet nga Il Corriere della Sera, në fakt, sipas avokatëve të gruas, Davide Steccanella dhe Paolo Davico, akuza e Allegrit është “instrumentale” dhe ka si qëllim “uljen në favor të tij të kontributit mujor për të birin”.

Pas përfundimit të marrëdhënies së tyre, Allegri dhe Ughi kishin arritur një marrëveshje në gjykatën civile të Torinos, ku trajneri i Juventusit mori përsipër të paguante dhjetë mijë euro në muaj për mbajtjen e fëmijës. Para që, sipas trajnerit të Juventusit, gruaja i ka “përdorur tërësisht ose pjesërisht për qëllime personale” përvecse kishte blerë prona në emër të djalit të të dyve.

Akuzat që i janë kthyer menjëherë dërguesit nga avokatët mbrojtës (seanca paraprake është caktuar për 5 korrik në Pallatin e Drejtësisë Bruno Caccia në Torino): “Duket e paqëndrueshme që një nënë të qortohet se nuk ka përdorur peshore mes dy vëllezërve që bashkëjetojnë, duke bërë nënën dhe njerkën – lexohet në dokumentet e gjykatës – Do të ishte sikur të pretendoje që në një mjedis familjar të përbërë nga tre persona, një nënë t’i blejë vajzës së saj një triko me vlerë më të vogël se të vëllait, vetëm sepse babai i të dytit është më i pasur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *