• |
ide | kryesore

Justin Timberlake kërkon falje publike pas videos virale

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Timberlake bëri një postim në Instagram për t’u kërkuar falje fansave me shaka, për lëvizjet e tij mjaft të pakoordinuara që janë bërë virale në mediat sociale.

“Dua të të kërkoj falje për dy arsye”, tha këngëtari teksa ktheu kamerën drejt këmbëve. “Këtu dhe këtu! Unë pata një bisedë të gjatë me të dy, individualisht, dhe thashë ‘mos ma bëni më kurrë këtë’. Ndoshta ishin kakitë, ishte një atmosferë e vërtetë kaki. Por unë do ta bëj këtë për ju. Unë do të përqendrohem te këta dy djem pikërisht këtu dhe do t’i bëj siç duhet,” tha ai duke treguar këmbët e tij.

Justin e përfundoi mesazhin qesharak duke u dërguar dashuri 62.5 milionë fansave të tij.

Pas kërkimit të faljes, këngëtari 41-vjeçar ripostoi video të shumta të fansave që talleshin me lëvizjet e çuditshme të tij në performancën e së shtunës mbrëma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *