• |
ide | kryesore

Kryeministri bullgar shuan shpresat për heqjen e vetos: Asnjë shans për këtë samit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim. Tanimë në cilësinë e ish-kryeministrit, i qëndron qëndrimit të tij se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës franceze. Duke folur me gazetarët në pragun e samitit të BE, Petkov shpjegoi se kur parlamenti bullgar jepte dritën jeshile për heqjen e vetos, vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

 “Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së”, tha ai.

 



3 Comments

    1. Prralla BE ka 20 vjet qe tallet me ne duke na mbajtur me shpresa e mashtrime. Ka ardhur Koha qe nuk duhet te jemi servila duke nxjerre ca kerkesa dhe arsye te Kota gjoja na bllokon Bullgaria be jemi shtet tjeter dhe nuk kemi lidhje me Maqedonine nese nuk happen negociatat do te ishte mire te terhiqemi e MOs servilosemi deri sa BE MOs tallet me ne.

      1. Po sna ka fajin Bullgaria ore.E ke degjuar ndonjehere te vetme kete psikopatin tone, qe te thote te na ndajne ne nga Maqedonia?Asnjehere te vetme sepse me duket sikur ka qejf qe mos te na pranoje BE dhe ti realizohet pastaj plani per Open Ballkan. NDerkohe qe kurMaqedonia bllokohej per fajin tone,Maqedonia protestonte fuqishem qe te ndahej nga ne. Tek ne pra qendron faji, tek psikopati i Kristaqit dhe Antes dhe jo tek Bullgaria apo BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *