• |
ide | kryesore

Lubonja: E vërteta e vetos bullgare dhe si Rama fsheh problemet me demokracinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se është dakord me kryeministrin Edi Rama, kur ai thotë se BE është e dobët, pasi sipas tij, qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë e vërtetoi një gjë të tillë. Ai foli edhe për shfaqjen e Ramës bashkë me Vuçiç pas samitit.

“Ka një bllokim nga Bullgaria, që nuk i vjen mirë as Evropës, por pse s’i vjen mirë Evropës, çfarë qëndrimi do të mbajmë ne, mendoj se këtu ndryshojmë shumë nga pozicioni i Ramës.

Mendimi im është që në gjendjen e luftës në Ukrainë, ka një lëvizje gjeostrategjike. Kur po vija, po dëgjoja një radio dhe nuk flitej fare për Shqipërinë, por për Ukrainën.

Futja e Ukrainës, futja e Shqipërisë, e Maqedonisë, është një aksion gjeostrategjik i Evropës edhe në raport me Rusinë dhe luftën. Por, përtej gjeostrategjisë, edhe më parë, me Turqinë, Greqinë, ka bërë Evropa politika të tilla.

Për rastin konkret, është një veto bullgare, por ka dhe një pakënaqësi të disa shteteve, kam dëgjuar psh. për Austrinë.

Ishte krijuar një barsoletë, që mbase ishte krijuar nga shqiptarët, që “po futen, po futen, po futen, dhe në momentin që po futeshin shqiptarët, filluan të dalin, filloi Franca”.

Me sa pashë unë, kishte pakënaqësi nga Austria. Po të kishim plotësuar standardet, ne mund të ishim shkëputur nga Maqedonia e Veriut dhe të ishim futur.

Ne kishim pasur probleme që kanë të bëjnë me ndërtimin e së drejtës këtu dhe standardin e demokracisë, jo probleme që kanë pasur maqedonasit, apo kosovarët. Por kush e kontrollon Ramën? Vuçiçi, që s’ka as opozitë në Parlament, apo këta maqedonasit?

Vuçiç ishte sot si pjesëtar i Samitit. Konferencën nuk e kam parë, por mendoj se lidhet me atë që tha Rama më herët, që ne do të shkojmë atje për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësi e për t’iu thënë atyre që ne kemi një projekt tonin, atë të “Ballkanit të Hapur”.

Në të vërtetë është për të ardhur keq Bashkimi Evropian. Dobësia në këto kohë është haptazi. Fakti që Evropa nuk ka luajtur një rol paqeje në luftën në Ukrainë, është e jashtëzakonshme dhe tregon dobësinë. Tjetër është se kemi një Evropë që nuk ka ditur të qëndrojë vërtet vigjilente për realizimin e standardeve.

Ramës i është refuzuar kërkesa në një kohë të gjatë, se Bullgaria këto 2 vite doli.

Pra, Evropa është për të ardhur keq, se nga një krah i thotë Ramës që i ka realizuar kushtet, por nga ana tjetër është dobësia e Brukselit, që e ka promovuar për interesat e veta, por shtetet e kanë penguar, se Shqipërinë e kanë penguar shtete, njëherë Holanda, njëherë Franca” – thotë Lubonja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. I duhet shkerdhyer bushtrra ram-gonorrese dhe dobicheve te tjere pjelle e ppsh-se gjakatare!!!
    Po Nuk e bllokuan keta kelyshe kurvash nga 2009 deri 2013 c’do perpjekje per asocim????
    Nuk eshte kjo pjelle kurvash koopertivistesh shitese buke me kodosha sigurims…. Qe Nuk donin as NATO as Vizat…. As TAP-in???
    Donin vetem qe biri i kristaq xhelatit perdhunues te behej diktaore-perdhunuesi dhe shkaterruesi i kombit.
    Ptuuu plehra bolshevike.

    1. Austria e di kush jane chobenet barkthatet e zgjebosur qe zaptuan pallatet e njerezve me te shkolluar e te nderuar te kombit…vrane e theren torturuan 45 vjet….
      Pastaje na pollen keta dobiche blloku qe po e mjerojne kombin qe ne 1990 e keteje.
      Austria eshte shtet…
      Jo qenefi i monstrave te bllokut.

      1. Ciobani (fjala rumune qe do te thote bari) jane pjese e shqiperise dhe ne ate kohe nje % shume e madhe ishin Barinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *