• |
ide | kryesore

Rrëfehet Antonio Spinalbese: Shpresoj që lidhja mes Belen dhe Stefano të zgjas kësaj here

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas përfundimit të historisë së dashurisë me Belen Rodriguez, Antonino Spinalbese është shfaqur pa filtra në faqet e të përjavshmes ‘Chi’. Historia me Belen, me të cilën u njohën rastësisht gjatë verës së dy viteve më parë, u kurorëzua nga lindja e vogëlushes Luna Marì e cila u bë qendra e jetës së Antoninos.

Ajo me Belen ishte një dashuri në të cilën Antonino besonte fort, por që mori fund pas lindjes së vajzës së tyre.

“Ka pasur një ndryshim në atë që secili donte nga jeta, në ato mosmarrëveshje që më parë mbuloheshin nga dashuria. Qëllimet e jetës ndryshuan dhe ne humbëm vendimin për të ndjekur ndjenjat tona,” -tha ai për Chi.

Pas lindjes së Luna Marì, Belen dhe Antonino kuptuan se donin gjëra të ndryshme.

“Kisha zgjedhur të përballesha me jetën si baba, ekzistencën time e bazova te familja, ndërsa ajo tha se mund t’i bësh të dyja, familjen dhe jetën tënde. Po shijoja një nga momentet më të bukura, lindjen e një fëmije, një emocion që ajo e kishte ndjerë tashmë dhe që unë e ndjeja për herë të parë dhe pashë vetëm kaq. Ne nuk ishim në të njëjtën linjë”, shtoi Spinalbese.

Pasi historia mes tyre mori fund, Belen u rikthye me Stefano De Martino-n, ish-bashkëshortin dhe babain e djalit të saj të madh. As për këtë temë, Antonino nuk ka ngurruar të flasë në intervistë, duke shpjeguar se nuk kishte dëgjuar kurrë për De Martino-n kur ishte ende me Belen.

“Absolutisht jo dhe nuk po e them për shkak të vetëvlerësimit, por sepse fshij të shkuarën dhe mbështetem tek ajo që është, në themelet e një marrëdhënieje”, thotë Spinalbese për praninë e Stefanos në jetën e Belenit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *