• |
ide | kryesore

Shehaj: Rama i fali Xhaçkës plazhin publik për 30 vjet. Si mund ta mbajë postin ministrja?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Kuvend, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës dhe Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, të cilën e ka denoncuar për përfitime nga pasuritë shtetërore, konkretisht, nga resorti prej 5 milionë eurosh në Dhërmi.

Deputeti demokrat Shehaj kishte kërkuar interpelancë me Ramën për investimet strategjike, i cili ndodhet në Bruksel dhe në vendin e tij kishte lënë ministren e Shtetit, Elisa Spiropalin.

Lexo më tej: Grupi i Berishës dhe Alibeajt në garë për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës 

Shehaj tha se se Kryeministri Rama ka favorizuar familjen e ministres Olta Xhaçkës duke e bërë atë investitor strategjik në projektet në plazhet e jugut.

“Të bësh interpelancë për vjedhje në këtë qeveri duket absurde, – tha Shehaj. – Çdo koncesion – një krim, çdo ligj – një favor, çdo tender- një grabitje. Xhaçka, Rama marrin përfitime për veten e tyre. Afera për të cilën flasim sot është e paprecedentë: një qeveri mblidhet dhe merr vendim për favore publike ndaj një politikani!!! A e dinte Rama që po i falte plazhin publik për 30 vite, Ministres së Punëve të Jashtme?!” theksoi deputeti.

Rama i dha statusin e investitorit strategjik familjes së Xhaçkës nëpërmjet bashkëshortit dhe vëllait të saj: “Për të mashtruar ligjin, familja ministrore krijon një kompani me emër të ngjashëm, jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të ngushtë. Pronarja e kësaj kompanie në letra është një shtetase amerikane, 31 vjeçe; kapitali i saj- bashkëjetesa me vëllanë e Xhaçkës!!! A mund ta mbajë postin, ministrja pas kësaj?!”, ngriti pyetjen Shehaj.



39 Comments

  1. I fali i beri ju ngeli goja juve se ju kur keni qen pushtet i benit plazhet ne gjiret private sazan e karaburun ….sesht si ju rama

    1. Si mund ta mbaje postin? Po pse sthua si mund te rrije pa e fut ne burg dhe pa i marr token por ke hallin e postit.

  2. Si parti jeni shume e felliqur ne rradh te pare e dyja berisha e ka shitur shqiperin ne cdo menyre te mundshme qe kshu para se te flasesh per ramen fol iher paer ate plakun qe ju bo ligjin tek partia

    1. nga ty o çim dhe per te gjithe patronazhistet e tjere ka ngel veçse mut , mut me grushta per te gjithe ju kurvat pa dinjitet

  3. paaftesia juaj o shehaj ka arrit majat kshu qe boll e tregut qe jeni budallallenje se e kemi marr vesh me kohe

  4. Ah more shehaj te kishe mend ti ishe bere kryetar partie po kshu katandisesh kur je vegel e atij kriminelit saliut .

  5. Ne nji vrim i bien kta sdin gje tjeter. Po ago vjedhjet e juja i keni pa e mat ndonjher apo jan aq shum sa si llogarisni dot

  6. E ju qifsha rracen ju qe komentoni per sa lek e keni shit veten o plehra po nuk e shikoni ca po bohet qe merr burri i ministres tok ne mes te detit

    1. O Ilri o plere po sali non grada që beri gjith ato deme ne shqiperi pse nuk jep dorheqje apo jeni karderra ju mostrat e sali non grades ju vidhni e shkaterroni çfar tu dali perpara kur keni pushtet ne dore dhe pastaj nuk mabani fare pergjegjesi po bertisni akoma me shum ju jeni ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca mostra ca te pa fytyre mjer Shqiperija me nje opozit turpi si puna juaj

  7. keqardhje per shqiperin që ka një opozit skandaloze si kjo nuk ofrojin asgje nuk kan as artelnativ as bindje as programe po kan vetem genjeshtra shpifje sajime trillime historirash sharje merren vetem me budedalleqe vetkenaqen me veten gezohen kur ndodhin fatkeqesi dhe turpi universit që shqiperija ka nje opozit skandaloze injorantesh rrugaçesh genjeshtaresh dhe dgjenerumesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *