• |
ide | kryesore

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet.

E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende është i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës.

Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vemendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkoce, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj.

Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores.

Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës.

Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi.

Dhe paradoksi është se pikërisht kjo CV politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë ambjenti është me dominancë anormale.

Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.



10 Comments

    1. Patoz, shembulli qe merr me shprehjet shtepi publike tregon se cfare niveli keni. Ka qene fatkeqesi per vendin qe keni qene nenkryetar i PD-se. Ti je nje individ pa asnje lloj kualifikimi apo profesioni, nje ish gazetar i nje gazete qe nuk eksiston prej 15 vjetesh. Ti je kellire ndaj mos komento te thereto, te pakten nuk jane totalisht te pamoralshem si puna joke. Ti duhet te strukesh mos behesh i gjalle, je i neveritshem.

      1. kur do me i dal zot dikuj edhe ky Patozi qe e njofin mire edhe neper katunet e vores e te rrogozhines por edhe vlora e njohu goxha mire qe si ka lon vetes kurr fare lezetlliku dhe per fat edhe e provoi me fakte sa mbeshtetje ka mori ne zgjedhje te pergjithshme komtare aq sa vota mori Belindi per nekryetar nga kovendi kombetar .ik o Astrit shiko punen …

        1. Astrit Patozi. Je si ajo shtriga te borebardha. I shemtuar brenda dhe jashte. Por ke pasqyre me filtra. Artikull qe nuk e kuptoj pse Bushati te jep rendesi per ta publikuar. Me pak se medioker. Dhe nuk po i futem thelbit te shkrimit.

  1. Me duken komentusit kot ka te drejte per Belindin e sulmon kot shqiptaro amerikanja evi .belindi i dha suport te fuqishem saliut.

  2. Patoz je nje zhgenjim total. Sa here hap halen,vetem kundra PD. Shko bej makarona Patoz se vetem ato di te besh. Keshtu thoshte dikur ish gruaja jote kur punoja me te. Gjergji

    1. Mire ja the qelbesires….
      Ky-kjo fytyre opinga e shemtuar hengri buken dhe permbysi kupen si tellall i tao balles dhe i kopukeve te tjere narkokomutniste te ramegonorrese.
      As dosa (derrkucja gemer)Nuk e duron kete spece de salope.
      Shpetoi gruaja qe iku nga kjo kufome e levizshme!

  3. Patosi ka te drejte. Kelliçi eshte sipas shprehjes tironse “tralala o nusja e dajes” Ai flet shume nuk thote asgje dhe per fat nuk mund ta akuzosh si i koroptuar. Te tjeret rreth Berishes flasin shume e mendojne akoma me shume se sa e si do fitojne per vete e krenohen qe jane te zot te fitojne para. Kelliçi ishte si macja e zeze per banden e Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *