• |
ide | kryesore

Tentuan të kalonin kufirin drejt Anglisë në mënyrë ilegale, 3 shqiptarët rrezikojnë burgun

-Instant, Arkiva, Lajme



Tre shqiptarë dhe një belge rrezikojnë deri në 50 muaj burg pasi tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin për në Britaninë e Madhe. Gjykata e Bryzhit pritet të japë më 25 korrik vendimin ndaj 4 personave të cilët përmes furgonit të belges tentuan të hyjnë për në Angli. Tre shqiptarë u zbuluan mes një grumbulli pikturash që gruaja nga Belgjika pretendonte se do t’i shiste në Angli.

Furgoni i Viviane V. u ndalua në Nieuëpoort, ku gjatë kontrollit u gjetën edhe tre shqiptarët dhe bashkë me ta edhe një fëmijë tre vjeçar. Gruaja pretendoi se ajo donte t’i shiste pikturat në Londër dhe mohoi çdo përfshirje në trafikimin e emigrantëve, shkruajnë mediat belge.

Hetimet zbuluan se 36 vjeçari shqiptar Ermal L. mësohet se ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri A. 40 vjeç. Avoktatët mbrojtës kanë kërkuar pafajësinë e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet më 25 korrik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *