• |
ide | kryesore

“U vonove shumë”: Juventu i mbyll derën Di Marias, tani prioritet është Zaniolo

-Instant, Sport



Juventusit i ka mbaruar durimi: siç shkruan Gazzetta dello Sport, klubi bardhezi ka vendosur të braktisë pistën Angel Di Maria. Ish-lojtari i Real, United dhe PSG nuk i është përgjigjur ende ofertës kontraktuale të Zonjës së Vjetër. Juve ishte shtyrë deri në 7 milionë duke i dhënë në fakt një ultimatum Fideos, i cili megjithatë rezultoi edhe një herë hezitues. Është e mundur që interesimi i Barcelonës dhe Rosario Central të ndikojnë shumë në mendimet e argjentinasit.

Argjentinasi i ka mbajtur pezull negociatat me bardhezinjtë deri në arritjen e një pike pa kthim: në bazë të kthesës së merkatos, mbi të gjitha ka një heshtje të dyshimtë nga ana e stafit të tij. Ka mundësi që Di Maria të jetë ende në pritje të një propozimi nga Barcelona, e cila pas mbledhjes së fundit të aksionerëve duket e gatshme të rikthehet në treg. Një alternativë që ka fituar gjithnjë e më shumë lartësi është ajo e kthimit në vendlindje: Carlos Tevez, në aventurën e parë si trajner në stolin e Rosario Central, i bëri thirrje hapur.

Juve, në këtë mënyrë, nuk pranoi të dilte në plan të dytë. Përveç kësaj, ekzistonte dyshimi se Di Maria donte të transferohej në Torino vetëm për të qenë gati për Botërorin e ardhshëm, pa marrë për zemër kauzën e Juventusit. Tani Cherubini dhe Arrivabene do të vlerësojnë horizonte të tjera: emrat e Berardit dhe Zaniolo janë më të nxehtët dhe bisedimet me Sassuolon dhe Romën mund të intensifikohen në orët e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *