• |
ide | kryesore

Varhelyi thirrje Bullgarisë: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioneri i BE-së  për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Olivér Várhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë sot në Samitin e BE-së propozimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.

I bëjmë thirrje, Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Parlamentit për miratim sot siç është propozuar. Opozita BoykoBorissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, shkruan Oliver Varhelyi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *