• |
ide | kryesore

Video/ “Dhimbja” e Seferit mund “Skifterat” e Xhixhës e Gecit, por jo dashurinë e humbur të Totres e Limajt: natë karaoke për Tiranën

-Instant, Sport, Video



Një Tiranë ashtu si nuk e keni parë asnjëherë më parë. Në vrullin e përgatitjeve në Turqi, për aventurën Europiane e menjëherë pas miqësores me Hermannstad, kampionët e Superiores i janë dedikuar muzikës. Nën jurinë vlerësuese të drejtuesve, mes të cilëve edhe Shehi e Vangjeli, lojtarët bardheblu kanë organizuan mbrëmjen e karaokes, ku shpalosën talentin e tyre në këngë.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare, klubi ka pasqyruar atmosferën brenda grupit, kun ë fund pas performancave, tre dyshe kaluan një provë shtesë, duke qenë se dolën me pikë të barabarata. Seferi ishte improvizuesi më i mirë i ‘dhimbjes’ së dashurisë, që mjaftoi për të mundur skifterat e Ismajlgecit dhe Xhixhës, porn ë fund u kaluan nga dashuria e humbur e Totres dhe Limajt.

https://fb.watch/dPQXMvuOEF/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *