• |
ide | kryesore

Video/ Protestoi ndaj arbitrit për një karton të kuq, ndërhyn policia: lojtari del nga fusha me pranga

-Instant, Sport, Video



Nga ndeshja te prangat. Vinicius Leandro, lojtar brazilian, u arrestua pas një ndeshje dhe u largua nga fusha me pranga. Mbrojtësi kishte protestuar te arbitri sepse nuk ishte dakord për kartonin e kuq, por situata u përkeqësua dhe policia ndërhyri dhe e mori lojtarin me duar të lidhura.

Gjithçka ndodhi gjatë një ndeshje mes Real Noroeste dhe Nova Venecia, klube që luajnë në Serinë D të Brazilit. Venecia e fitoi ndeshjen, por nuk munguan protestat, si gjatë lojës ashtu edhe më pas, për shkak të disa vendimeve të arbitrit. Në pjesën e parë, për shembull, arbitri dha një penallti të dyshimtë dhe më pas nxorri me të kuqe portierin e Real, gjë që zgjoi zemërimin e bashkëlojtarëve. Gjatë pushimit, polemikat vazhduan dhe madje presidenti i Noroestes doli në fushë për të debatuar me arbitrin dhe ai që e ndaloi ishte vetë Vinicius.

Mbrojtësi bllokoi drejtuesin, por në fund të ndeshjes ai mori vetë të gjithë skenën dhe në mënyrën më të keqe. I mërzitur nga disfata e skuadrës së tij, Leandro shkoi të ankohej te arbitri, por gjërat nuk shkuan siç e priste. Djali filloi të sulmonte arbitrin dhe asnjë nga shokët e tij nuk arriti ta ndalonte. Në atë moment ndërhyri policia, por lojtari vazhdoi të protestojë, i vendosur t’i bënte të ditur gjyqtarit mendimin e tij, por përfundoi keq.

Vinicius Leandro në fakt është larguar nga fusha me pranga. Qendërmbrojtësi u arrestua për pretendimin të “mungosës së respektit” ndaj policisë. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët lokalë dhe mediat lokale. Mësohet se lojtari u ndalua nga policia dhe u largua nga fusha e lojës me pranga para të gjithë të pranishmëve, duke bërë rezistencë. Më pas ai është marrë me makinën e patrullës dhe ka mbërritur në komisariatin e Nova Venecias, ku ka dëshmuar. Më në fund, pas disa orësh, Vinicius është lënë i lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *