• |
ide | kryesore

Von Cramon zbulon personin që pengon heqjen e vizave për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, është shkaktar që Franca nuk aprovon heqjen e vizave për Kosovën.

E pyetur nga Francizka Tschinderle, një gazetare gjermane, lidhur me pengesat e vendosura nga Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon ka thënë se problemi qëndron tek ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështire”, – i është përgjigjur Von Cramon gazetares gjermane.

“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme franceze? Bllokimi i një shteti me 1,8 milion banorë me vite dhe vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çka saktësisht përfitojnë banorët e një shteti me 67 milionë banorë nga kjo?” – shkroi gazetarja gjermane. 

“Do të më interesonte vërtet të dijë se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre”, – ka shtuar ajo.

Von Cramon tregon se kush është personi që po del kundër



3 Comments

    1. Te ishte per Francen, Kosova as nuk do te egzistonte fare. Dihet boterisht, ata maskarenj jane me pro serb se serbet vete.
      Si pasoje e Frances, Kosoves kurre nuk do i liberalizohen vizat dhe Shqiperia kurre nuk do te futet ne BE, mjaft me iluzione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *