• |
ide | kryesore

Xi Jinping kritikon sanksionet: Kriza e Ukrainës thirrje për t’u zgjuar

-Instant, Arkiva, Planet



Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping ka mbajtur një qëndrim kritik rreth sanksioneve, duke i cilësuar ato si ‘armë’ për ekonominë globale, ndërsa kërkoi unitet përballë sfidave financiare.

Në fjalën e tij në një forum biznesi së bashku me liderë të bllokut ekonomik BRICS të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, e portretizoi botën si në një pikë kritike, ndërsa përpiqej të rikuperohej nga pandemia mes atyre që ai i quajti “sfida të reja të sigurisë”.

“Tragjeditë e së kaluarës na tregojnë se politika e grupeve dhe konfrontimi në bllok nuk sjellin paqe apo siguri, por çojnë vetëm në luftëra. Kriza e Ukrainës është një thirrje ndaj botës për t’u zgjuar. Ajo na kujton se përpjekjet për të zgjeruar aleancat ushtarake dhe për të kërkuar siguri në kurriz të të tjerëve do të vendoste në dilemë sigurinë.” – u shpreh Jinping.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *