• |
ide | kryesore

Zidane, 50 vjetor si i papunë: “Të bëj trajnerin e Francës do të ishte maja”

-Instant, Sport



Zinedine Zidane fryu 50 qirinjtë në tortën e ditëlindjes dhe, si verën e kaluar, e festoi si i papunë. Kampioni i trefishtë i Europës në krye të Real Madrid është një trajner luksi i lirë, por nëse nuk është rikthyer ende në pankinë me gjithë interesimet e shumta të klubeve, ka vetëm një arsye: ai dëshiron të bëhet trajner i Francës. “Do të ishte gjëja më e mirë që ekziston – komentoi Zizou – Është objektivi im edhe pse nuk varet vetëm nga unë.”

“Një ditë do të jem trajner i Bleus, të paktën kështu shpresoj sepse është diçka që e dua shumë. Kjo nuk varet nga unë, por dua të mbyll rrethin me Francën sepse është gjithmonë brenda kokës time dhe nuk ka gjë më të mirë sepse është maja”. Sot kombëtarja është në rregull, por nëse paraqitet mundësia në të ardhmen, do të jem gati”.

Ndërkohë, ka pasur disa mundësi që Zidane të rikthehet në pankinë, nga ëndrra e Juventusit te Manchester United përmes PSG-së. Pikërisht për klubin parisien, Zizou – një marsejez – ka dyshime: “Kurrë mos thuaj kurrë, sidomos në ditët e sotme. Nuk ka asgjë në lojë, nuk është çështje aktualiteti, por sigurisht që nuk janë 50 klubet në të cilat mund të shkoj të stërvis”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *