• |
ide | kryesore

Bayern Mynih e pret, Lewandowski e bën të qartë: nuk do të prezantohet në grumbullim

-Instant, Sport



Sipas raportimeve nga faqja spanjolle Sport, Leëandoëski tashmë ka hartuar një plan në rast se rezistenca e Bayern Mynih, për ta mbajtur lojtarin kundër vullnetit të tij në Mynih, do të vazhdojë. Polaku tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të transferohet te Barcelona, por bavarezët vazhdojnë t’i shmangen negociatave me blaugranat. Nëse do të zgjatet ende vetoja e klubit gjerman, Lewandowski është i gatshëm të mos shfaqet në grumbullimin e para-sezonit.

Të mërkurën, gjatë prezantimit të Mane, drejtuesit e lartë të klubit Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, këmbëngulën edhe një herë se qendërsulmuesi ka një kontratë në “Allianz Arena” dhe do të jetë në “Sabener Strasse” në ditën e parë të grumbullimit më 12 korrik. Nga kjo deklaratë ka ardhur edhe reagimi i polakut, që kërcënon se do të rebelohet deri në prishje të kontratës

Sipas “ESPN”, Barcelona dje ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin, pavarësisht se në fund të majit kishte zëra se ata i kishin ofruar Bajernit 32 milionë euro plus 5 milionë bonuse për kartonin e lojtarit. Gjiganti televiziv amerikan nuk ka dhënë shifra, por ka nënkuptuar se oferta e katalanasve është mes 40-50 milionë euro. Bajerni kërkon më shumë se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e skuadrës që ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *