• |
ide | kryesore

Berisha zbulon qëllimin e protestës së 7 korrikut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha është pyetur se cili do të jetë qëllimi i protestës së thirrur më 7 korrik, nëse mes skenarëve është dhe hyrja në Kryeministri.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qëllimi për këtë protestë është ngritja e shqiptarëve në këmbë kundër këtij regjimi.

“Qëllimi i protestës është që të ngrihen shqiptarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor, kundër kësaj qeveria që është kundër shqiptareve. T’i ngre shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve.

Ju e dëgjuat të dhënat e fundi në Parlament që bëra unë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimi i bukës dhe i qumështit është rritur, 7 herë më shumë. Vaj dhe yndyrat kushtojnë 106 % më shumë se mesataren e BE. Inflacioni është gënjeshtër ajo që thuhet. Kemi të bëjmë me një situatë që po rëndohet në mënyrë progresive. Po fryhet arka me 340 mln euro. Vetëm nga rritja e çmimeve fiton qeveria. Ndihma ekonomike jo që nuk rritet, por zvogëlohet me 2%. Rroga mesatare jo që nuk rritet, por ulet në krahasim me vitin e kaluar. I vetmi kompensim propaganda mashtruese. S’po japin asgjë, përveçse me çdo firmë po vjedhin, me çdo fjalë po mashtrojnë.”, tha Berisha.



8 Comments

  1. Kush ka ment ne koke duhet te jete ne shesh ne 7 korrik . Jo perSaliun por per veten dhe familjen tuaj .
    Boll ne roberi !!!!!!!!

  2. Nuk duhet paragjykuar se protesten e organizon Saliu. Kush ta organizoj, sindikata nuk ka, jane te shitur. Qeveri pa transparence, qeveri sherbetore e oligarkeve qe emerojne doren e tyre atje ku eshte paraja. Personalisht Rama kriminalizon pensionistet, pikerisht ata qe i garantojne 55 perqind te votave. Kush Panua i Thurjes do ti organizoj? Por Berisha kenaqet kur ka dhune dhe djegje, Prandaj deri sa i therret ne proteste, duhet te menaxhoj protesten. Pa dhune, pa zjarr, pa gjak, ndryshe duhet te mbajne pergjegjesi para ligjit.

    1. Problemi eshte qe te gjith e paragjykojn ngaqe e organizon Saliu. Kushdo tjeter ta organizonte, ndoshta gjith populli do dilte ne protest. Po nqs njerezit shikojn xhaxhi Enverin (Saliun) me Like floririn apo Mona cizmen, qendrojn larg protestes, jo se jan me Ramen, po nuk mund te vazhdojn me Rama te tjer, se keta jan nje brez e kan te njejtat huqe. Jan i njejti establishment. Bejn sikur grinden po jan partner biznesi. Sala me Like floririn e kan marr peng opoziten per fat te keq. Sa nis nje levizje opozitare e mir, fusin hundet keta te dy dhe e dhjesin me nje mut.

  3. O Berish qellimi ehste vetem nje per ty. Te mbrosh familjen dhe gjen e vjedhur. Mos i merr peng protestat se na ngeli Rama i perjetshem o Berish.

  4. Ju komentues me lart,per marrje peng proteste,kujt i referoheni?
    I pame dhe protestat e shoq.civile si deshtuan.
    Sala eshte i vetmi njeri qe ka aftesine ti ngreje njerezit te cilet po vlojne dhe nuk kane zgjidhje tjeter.
    Ai ska ndermend te merret me politike se e ka thene vete,por kjo duket si nje detyrim qe ka ndaj zhgenjimit te demokrateve nga pd nga njera ane dhe ndaj zhgenjimit te popullit te tere nga klasa sunduese ne pushtet nga ana tjeter.
    Dhe pse jo,gjen dikush ndonje zgjidhje me te mire?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *