• |
ide | kryesore

Familja e Tupac hap një restorant në nder të reperit

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja e Tupac ka hapur së fundmi një restorant  në qendër të Los Anxhelosit që do të zgjasë deri më 30 qershor.

Restoranti i cili është hapur në nder të reperit quhet Powamekka Café,dhe do të shërbejë drekë dhe darkë.

Sipas faqes së internetit të ushqimit Eater Los Angeles, ideja u konceptua nga vetë reperi i ndjerë në letrat që ai shkroi. Këto shënime u zbuluan nga familja e tij, të cilët që atëherë e kanë sjellë në jetë idenë. Tupac, i cili u qëllua për vdekje në lagjen e Las Vegasit në 1996, donte që restoranti — në partneritet me Fixins Soul Kitchen — të ishte “si një vend ku njerëzit do të ndiheshin si në shtëpinë e tyre.

Këto shënime përfshijnë gjithashtu atë që kishte në mendje reperi i “California Love” për sa i përket ushqimit — italian dhe “sanduiçët më të mirë në planet”.

Kjo nuk është hera e parë që një restorant pop-up Tupac hap dyert e tij. Sipas Eater, versione të ngjashme u hapën në qytetin e Nju Jorkut dhe Kaliforninë veriore./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *