• |
ide | kryesore

Macron për vendimin e Bullgarisë: Është hap para, por jo fitore

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti Francës Emmanuel Macron, vendi të cilit mban presidencën e BE-së, ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit të Bullgarisë për të miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij, Macron e ka përgëzuar Kuvendin bullgar për votën e sotme.

“Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën e sotme që i hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për rrjedhojë edhe për Shqipërinë. Do të punoj me çështje teknike të nevojshme për të formalizuar një marrëveshje në ditët në vijim me bullgarinë dhe Maqedoninë”.

“Do të thosha se e gjithë makineria evropiane është e gatshme dhe doja të falënderoja kryeministrin e Bullgarisë, por edhe koalicionin e tij, të gjitha forcat politike për këtë votë. Nuk mund të thërrasim fitore, por gjithsesi është një hap përpara, tani drejtimin ia pasojmë presidencës së Republikës së Çekisë”, tha presidenti francez.

Kujtojmë se me shumicë votash sot Kuvendi i Bullgarisë e autorizoi kryeministrin për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, nga Bullgaria zyrtare kanë deklaruar se do të miratojnë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin, pasi të miratohet protokolli dypalësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *