Harry Maguire është në një rënie të pafund. Siç raporton Daily Mail, qendërmbrojtësi i Manchester United, shumë i kontestuar nga tifozët dhe tashmë “nëë vëzhgim”, është privuar nga roli i liderit nga trajneri i ri Ten Hag. Por përveçse ka humbur shiritin e kapitenit, Maguire rrezikon të mos konsiderohet më as titullar.
Maguire ka përjetuar një vit veçanërisht kompleks si nga pikëpamja teknike ashtu edhe nga ajo personale. Madje, tifozët shkuan deri aty sa e kërcënuan personalisht, me një alarm për bombë në shtëpinë e tij. Përtej kontestimeve, megjithatë, qendërmbrojtësi ishte protagonist i një evolucioni evident që rrezikon ta lërë jashtë skuadrës. Ten Hag i besoi atij për një kohë të kufizuar, duke specifikuar se tre konsiderohen “të paprekshëm” në skuadrën e tij: Lindelöf, Varane dhe Maguire. Ndjesia është se rendi i emrave nuk është i rastësishëm. Edhe sepse sipas asaj që është raportuar nga Anglia, gjithçka sugjeron se drejtuesit do të shkojnë në kërkim të një mbrojtësi të ri.
Ideja e Ten Hag, duke marrë parasysh edhe dëmtimet që kondicionuan sezonin e parë të Varane, është që të ketë katër qendra pak a shumë në të njëjtin nivel, në mënyrë që të zgjedhë çiftin qendror që i përshtatet më mirë nevojave të tij. Djajtë e Kuq do të dalin në merkato në kërkim të një qendërmbrojtësi që ofron garanci më të mëdha se ai që është në skuadër nëse mund të heqin qafe tre të padëshiruar: Tuanzebe, Bailly dhe Phil Jones. Kjo do të thotë se Maguire nuk është aspak i sigurt për pozicionin e tij si titullar. Gjithashtu sepse ardhja e një mbrojtësi të nivelit rrezikon ta zbresë atë, pothuajse me siguri, në një rol dytësor. Duket e pabesueshme për një lojtar që vetëm tre sezone më parë mbërriti në Old Trafford me etiketën e të përzgjedhurit. Në këtë kuptim rrezikohet edhe investimi: i ardhur për 87 milionë euro nga Leicester City, një transfertë astronomike e shembur si nga pikëpamja e performancës ashtu edhe nga ajo ekonomike. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt ka zbritur në 38 milionë.