• |
ide | kryesore

Ndizet mes Tiranës dhe Sofies: “Jeni turp”, “Silluni si evropianë”

Kryesore



Fjalori i pakujdesshëm i Edi Ramës në Samitin e BE me vendet e Ballkanit perendimor është kthyer në një incident diplomatik mes Sofies dhe Tiranës. Duke u nisur nga fakti se vetoja Bullgare për Maqedoninë u bë shkak që BE të mos hapte as këtë radhë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka yshtur kryeministrin tolë ta lëshojë gjuhën. Ai e ka konsideruar veton si “Çmenduria bullgare”, gjatë konferencës për shtyp përkrah liderëve të “Ballkanit të Hapur”, e ka konsideruar veprimin si “pengmarrje” që e ka bërë BE-në ti ngjajë një realiteti qesharak dhe së fundi kur është pytur nga një gazetare bullgare është përgjigjur: “Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s.

Janë pikërisht këto qëndrime që tejkalojnë etikën diplomatike që e kanë detyruar ministrinë e jashtme bullgare të reagojë duke e etiketuar Ramën si një politikan eksentrik që dëmtom marëdhëniet mes dy vendeve.

Përmes një deklarate, ministria shprehet se Bullgaria ka mbështetur identitetin evropian të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit dhe e konsideron fyese deklaratën e Ramës, për të cilën thotë se është e përsëritur.

Sipas ministrisë, gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë shqiptare, nuk mund të justifikohet, teksa shton se Rama duhet të flasë si një politikan i një vendi kandidat për në BE.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

“Si përgjigje (për mbeshtetjen që i ka dhënë rrugës evropiane të SHqipërisë-shën. Lapsi.al), jo për herë të parë, kemi dëgjuar kualifikime të rënda dhe fyese nga një kryetar qeverie. Madje rrëshkitjet në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga tiparet e karakterit dhe mungesa e aftësive komunikuese evropiane. Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE” thuhet në reagimin bullgar.


Në të njëjtën linje ka reaguar edhe zv.kryeministrja e qeveris së shkarkuar bullgare, Kornelija Ninova.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se është e turpshme që një vend anëtar i NATO-s të mbajë peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s – Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë në një impotencë të frikshme, është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së” ka shkruar ajo. 

Por duket se Rama nuk ka bërë hapa pas nga shprehjet :”jeni një turp” dhe “jeni pengmarrës”. Ai  nuk ka vonuar madje të kundërpërgjigjet, duke ironizuar deklaratën e ministrisë bullgare.

Sipas Ramës, Bullgaria duhet të heqë veton, në të kundërt duhet të durojë deklaratat e tij.

 

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën sesi Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose jini të durueshëm me mua!”, shkruajti Rama në Tëitter.

Por me kryeministrin nu ka qenë dakord as shefi i opozitës Sali Berisha, i cili i kërkoi ndjesë Bullgarisë për sulmet dhe fyerjet skandaloze të kryeministrit Edi Rama.

“Do e quaja një skandal shumë të rëndë sulmin ndaj një vendi mik, Bullgarisë. Dua t’u them shqiptarëve që në mënyrë absolute në 32 vitet e fundit, ky vend ka të regjistruar në marrëdhëniet bilaterale me qindra e qindra akte dhe vendime miqësore me shqiptarët.

Turpi të mbulojë Edi Ramën, që i jep një vendi mik në publik, turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo kryeministër dhe president i këtij vendi ka gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria u bashkua me NATO në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Ajo ka qenë një avokate e Shqipërisë për aq sa ka pasur zërin e saj” reagoi lideri i PD.

Por përtej debatit për gjuhën sherri në distancë mes Tiranës dhe Sofies hap edhe një problem diplomatik: çfarë i intereson Shqipërisë të krijojë konflikt me një vend që e ka mbështetur gjithmonë, kur dihet se Bullgaria nuk e ka me ne, por me Maqedoninë e Veriut. A po paguajmë ne një çmim të lartë për shkak të eksenticitetit të Edi Ramës, që për të rënë në sy të mediave perendimore, kris mardhëniet me një shtet mbështetës për Shqipërinë. Përpos vërejtjeve për gjuhën në deklaratën e ministrisë së jashtme bullgare kishte dhe një kunjë që është shumë më tepër sesa kaq. Aty i bëhej thirrje kryeministrit shqiptar të sillej si një lider i denjë për Bashkimin Europian. A mos ka të bëjë kjo me vërejtje që e kalojnë cakun e keqpërdorimit të fjalorit?

©Lapsi.al



57 Comments

  1. Shiko cfare deme po ben psikopati. U soll si harbut me bullgaret dhe si hakmarrje presidenti bullgar i kerkoi te drejta shtese per minoritetin bullgar.ose do na vene veton. Dhe normal qe pastaj psikopati zbythet. E kemi peshqesh nga Rama minoritetin bullgar, ku gollobordasit i quajti bullgar. dhe tani ku dihet cfare leshime te tjera i ka premtuar presidentit bullgar ne kembim te heqjes se vetos. Keto jane pasojat e demeve qe po ben psikopati. Ku ka ndodhur ndonjehere ne historine tone te na dergoje nje demarsh aq te ashper diplomatik sic na derguan sot bullgaret. Te na rroje psikopati qe akoma 36% e njerezve e mbeshtesin

    1. Një parti që zgjedh në krye të saj liderin e vetëm në historinë e Shqipërisë të shpallur “a non grata” nga SHBA dhe të ndjekur në politikat e izolimit edhe nga BE, nuk ka nevojë të mbajë fjalime kundër perëndimit se ka votuar ndërkohë kundër Perëndimit.

      1. Ty qe llape per nongrata…
        Duhet te shaje ai qe shan ymer gelbazen.
        Ate meriton ti dhe shoqet e tua gojore.
        Skllave perverse te ramegonorrese se qelbure.

      2. Sistemin non grata nuk e njeh kush veç atyne qe kane pagu me lobing ne ShBA. Presidenti i Indise eshte non grata dhe hyn e del sa here t’i doje qejfi ne ShBA. Po mire ShBA nuk i nxjerr provat, po ju mavite pse nuk i nxorret nje prove Doktorit t’i benit gjyq?

    2. Nëse i referohemi historisë së vjetër të Gadishullit Ilirik, është një fakt i dokumentuar nga historianët, se emri Maqedoni e etniteti “maqedonas”, nuk ka pasur asnjë lidhje, as me greklt e as me sllavët, por vetëm me fisin ilir të maqedonasve me mbret Filipin e më vonë birin e tij, Aleksandrin e madh të Maqedonisë.
      Perandoria osmane kur pushtoi Konstandinopojën, Stambollin e sotëm, duket se gjeti dolumenta të shumta për etnitetin e maqedonasve e figurën e shquar të Aleksandrit.
      Është kjo arsyeja që Gjergj Kastriotin, gjeneralin e shquar shqiptar të ushtrisë otomane, e mbiquajti Skënderbej.
      Në turqisht emri Iskander përkon me emrin bizantin Aleksandër., por ama në kohën kur ka jetuar Aleksandri maqedonas, në gadishullin tonë nuk ka pasur asnjë banor sllav.
      Ndonëse paraardhësit e Bullgarisë së sotme, por edhe të ashtuquajturit shtet të Maqedonisë së Veriut kanë qenë fiset e para sllave që zbritën në gadishullin tonë, me emrin Maqedoni, pretendime teritoriale duhet të kishin vetëm shqiptarët, pasardhës të iirëve që kanë banuar në pjesën më të madhe të këtij gadishulli.
      Po përmend këto fakte historike, jo për të “rishikuar” kufijtë e shteteve ballkanike, se kjo do të ishte një marrëzi e madhe e nacional-shovinizmit.
      Ndarje të padrejta kufijsh e teritoresh, pa shkuar në kontinentet e tjera, janë bërë në të gjithë hapsirën e Europës, e nëse do ti futeshim një rishikim të plotë kufijshë, do të niste në Europë një luftë e tretë botërore, siç po tenton të bëjë psikopati Putin.
      Për shembull, Zvicra e përbërë nga tre kantone me kombësi të ndryshme, do të bëhej objekt pretendimesh teritoriale të Gjermanisë, Francës e Italisë
      Tani le të hidhemi te “Zvicra” Maqedoni.
      Me realitetin e sotëm, në shtetin me këtë emër, kemi dy kombësi shtetformuese, shqiptarët si një vazhdimësi etnike e fisit ilir të maqedonasve, dhe të ashtuquajturit “sllavo-maqedonas”.
      Them “të ashtuquajturit” sepse popullsia sllave me një gjuhë dialektore bullgare, nuk ka pasur asnjë lidhje me emrin Maqedoni..
      Do të zgjatesha shumë për të ndriçuar historinë e plotë të ashtuquajturit shtet aktual të Maqedonisë.
      Po përmend vetëm faktin se edhe në Jugosllavi, nuk ekzistonte një “republikë” me këtë emër.
      Ishte kroati Tito ai që e krijoi këtë “republikë” për të evituar zgjerimin e teritorit shqiptar , bullgar e serb pasi në këtë teritor ka aktualisht disa etnitete të tjera veç shqiptarëve e bullgarisht foësve që përbëjnë shumicën., ama asnjë grup me etnitet grek.
      Konflikti midis shqiptarëve e sllavëve të Maqedonisë, lindi pas ndarjes së Kosovës nga Serbia, me kërkesën e ndarjes e bashkimit me Shqipërinë të trevave të banuara me shqiptarë të Maqedonisë perëndimore.
      Ky konflikt , meqë ishte tepër e vështirë ndarja territoriale midis shqiptarëve e sllavëve të cilët kishin arritur të krijonin një shumicë etnike në kryeqytetin e kësaj republike, Shkupin e dikurshëm me popullsi dominuese shqiptare përfundoi me marëveshjen e Ohrit (edhe ky një qytet i vjetër me shumicë shqiptare por tashmë i sllavizuar plotësisht) ku shqiptarët siguruan të drejtën e kombit shtetformues e gjuha shqipe u zyrtarizua.
      U zgjata për të cekur këto realitete të njohura, për të evidentuar se sa i marrëzishëm është sulmi banal i Ramës ndaj Bullgarisë , linguistët e së cilës, pretendojnë se gjuha që flasin sllavët e Maqedonisë, është një dialekt i bullgarishtes, e me këtë fakt, nuk ka sepse të privohen këto sllavë nga e drejta për ta quajtur veten si bullgarë.
      Më shumë i interesuar që Maqedonia të mos njihet si një shtet dykombësh, shqiptaro- bullgar, është presidenti serb Vuçiç, meqë si Shqipëria edhe Bullgaria janë shtete të NATO-s që ai e quan “armike të Sërbisë.
      Rama ka hallin e Vuçiçit e të Serbisë apo të shqiptarëve e të NATO-s ?

  2. I Cmenduri po prish mardheniet me te gjitha shtetet. Deri kur do e durojme monstren? Ekonomia zero. Diplomacia per faqe te zeze. Vrasje, krim,droge, rritje cmimesh. Po te cohemi ore ta largojme nga zyra. Nuk jam me Berishen por qe nga 7 korriku do jem me te dhe kushdo qe del kunder rames. Nuk mban me uje. Eshte mbushur kupa

  3. U ngref si kaposh maje plehut, por perfundoi sipule e lagur. Por e keqja eshte qe na perfaqeson ne, se po te fliste ne emrin e tij personal kush e vriste mendjen. Maqedonia ka 17 vite qe lufton per te marre statusin kandidat dhe ka bere leshime kolosale aq sa e nderruan emrin por ama nuk i kthyen pergjigje te tilla Bullgarise sic i kthen ky arroganti yne. Po pse fut hundet o kaposh ku ste takojne? Clidhje kemi ne se ca bejne bullgaret dhe maqedonasit, kur ne fakt bullgaret kane thene jemi qe Shqiperia te ndahet nga Maqedonia dhe ti jepet statusi? Po ngaqe ske plotesuar kriteret, dhe do ta hedhedh fajin diku tjeter. Dhe na dalin pastaj ca gazetare bythqira qe na e shfajesojne

  4. 1. Miratimi i reformës zgjedhore;
    2. Funksionimi i Gjykates Kushtetuese;
    3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
    4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
    5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
    6. Ulje e numrit të azilkërkuesve;
    7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
    8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
    9. Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
    10. Progres në reformën e administratës publike;
    11. Zbatimi i reformës zgjedhore;
    12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;
    13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;
    14. Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censit;
    15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

  5. Pop nga mbiu minoriteti bullgar qe Rama ta se do e zgjidhka? Jo vetem qe nuk ka minoritet bullgar por qe fale Rames e kemi, por tashi kerkona te drejta te tjera. Keshtu ndodh kur i cmenduri shkon dhe ben sherre ne Bruksel dhe bullizon shtetet e tjera

  6. Jam e re djal, jam e bukur
    lozonjare porsi flutur
    me shikim të djeg si prush
    ndaj më thrrasin xinxilush
    2x
    Xinxilushe hajde, hajde
    mos ëm bon moj lojna e kajde
    xinxilushe eja, eja
    se më dogje si rrufeja
    2x
    Emrin tim sma din askush
    veq më thërrasin xinxilush
    po më deshe me t’vërtet
    emrin tim djal gjaje vet
    5x
    Xinxilushe hajde, hajde
    mos ëm bon moj lojna e kajde
    xinxilushe eja, eja
    se më dogje si rrufeja

    1. O Rampordha kryekoqe
      Nga fodulleku dor s’hoqe,
      Pordhologos si gjithmone
      Funderrine ty po ‘thone.

      Me fjale t’bukra e zgjatime
      Pa brum e asnji therrime,
      Mendon se Europes po i’a hedh
      Si klysh kurve tue u perdredhe!?

      C’ka mendon or koqe mashtruesi
      Se n’Europe ty do t’fusin,
      Me korrupsion n’qeveri
      Ti vec n’vrime te miut ke me hi’!

      Ne se n’Shqipni ka nji popull
      Qe e don te miren e vet,
      Ed-droga s’duhet lane rrotull
      Per hunde zvarre
      me e cu te sekti i t’et!

      1. Pake e ka biri i kurves me harem dhe patronazhiste.
        Sa te jete fare e keqe e bolshevikeve …
        Nuk ka per t’u bere kurre Shqiperia.
        Dobichi i kristaqo xhelatit perdhunues!

  7. Jam e re djal, jam e bukur
    lozonjare porsi flutur
    me shikim të djeg si prush
    ndaj më thrrasin xinxilush
    2x
    Xinxilushe hajde, hajde
    mos ëm bon moj lojna e kajde
    xinxilushe eja, eja
    se më dogje si rrufeja
    2x
    Emrin tim sma din askush
    veq më thërrasin xinxilush
    po më deshe me t’vërtet
    emrin tim djal gjaje vet
    5x
    Xinxilushe hajde, hajde
    mos ëm bon moj lojna e kajde
    xinxilushe eja, eja
    se më dogje si rrufeja

  8. Jeni mesuar keq ju me njerez qe ju perulen dhe kane frike te shprehin mendimin e tyre po keni te beni me edi ramen asnjehere nuk do shkelni mbi te drejten tone

    1. Ja ku del edhe berisha tani si i zgjuar dhe gati t mbeshtes bullgarin e lenduar hahahaah shko mor berish se je nj palaco i ndyre

  9. Europ qe nuk pranon nje vend dhe nj kryeminister qe ka bere cdo ndryshim qe i eshte kerkuar. Dhe paskeni ankesa tani.

  10. Aq bukur i ka thene saa se tamam turp jane. Sdine te zgjidhin punet e brendshme dhe mbajne peng nje vend tjeter qe ska aspak lidhje

  11. Edi Rama eshte rrot kari. Para 2 vitesh bullgatet e shantazhuan prandaj ketij nuk i del inati. Atehere i thane njih pakicat false bullgare qe te mos pengojme per antarsim. I njohu dhe i hapi pune maqedonise. Bullgaret thane kur ja futem kaq lehte shqiperise qe sna lidh gje fare do tia fusim me se sben dhe maqedonise.

      1. Bullgaria vendi me i felliqur dhe nje vend pengmarres kundrejt shqiperise dhe maqedonise se veriut qe u be shkak i pengeses se antaresimit ne Be

  12. e kan te merituar ate menyre te foluri sepse kan nxjerr vetem justifikime gjith kete koh dhe nuk meritojn respekt

  13. respekti supozohet te jet reciprok dhe nuk e shofim kte gje nga ana e Bullgarise dhe BE keni shum te drejt qe flisni ashtu

  14. Te japi doreheqjen ky palla. Berisha me dy mandate hoqi vizat dhe antarsoi shqiperine ne nato. Ky me tre mandete gpope e me grope shqperia. Vlon mga korrupsionidhe droga. Ka gjetur moracak ky ketu. E kishin zhduk nga politika pergjithmone nje turp te till.

  15. Do m kishte pelqyer ta shifja njiher berishen ne kte mbledhje.Ti premtonte edhe bullgaris noj cop te shqipris sic ben sa her ka nevoj per dicka nga shtetet e tjera

  16. Rama ka folur sic duhet dhe kjo eshte mese e vertete,mos pretendoni te fliste me lajka dhe me fjale te mira nderkoh qe shqiperia u penalizua vetem nga bullgaria

  17. Kushedi ca perlash do kishte fol Berisha po te ishte ne vend te Rames do e kishte ndrit fare me fjalimin qe do mbante

  18. Nje fjalim mese i drejt dhe i sinqert te gjitha ca u folen ishin fakte dhe prandaj nuk i pelqen kjo gje bullgaris

  19. Shqiperia ka bere cdo detyre te kerkuar nga ju si bashkim europian dhe eshte turp qe bullgaria te na pengoj ne kete gje prandaj ajo duhet te tregoj e drejt por ajo se beri

  20. Ne nje hotel,nje shqiptar,po ngulte nje gozhde ne mur,per te varur,nje kornize Gozhden po e ngulte me koke,se nuk kish cekic..Gozhda,nuk ngulej sa donte shqptari,dhe me gjithe perpjekjet,nuk arriti me tej. Diku pengohet-mendoi dhe shkoi,ne dhomen,qe ndante muri ku ishte gozhda.Atje,shikon nje bullgar,qe e mbante majen e gozhdes,me koken e tij,qe te mos ngulej.Si ka mundesi-tha shqiptari,qe koka e bullgarit,qenka me e forte se koka e shqiptarit?,Kryerrugaci yne krieminister,me siguri,qe e ka degjuar,kete histori,por si rrugac kapadai,kujton se nuk eshte si shqiptaret e tjere,por “i rilindur”.Po me bullgaret,c’pati,mbasi ishte gati,te pranonte edhe minoritet bullgar,qe deri me sot,nuk ka pas!

  21. Rame karikatura, na turperoi me gafat! Lideri i Ballkanit ha ha. Po behet gazi botes, pa le pa le kur i duket vetja i zgjuar! Te kesh 2 bythe nje ta çash e nje ta mbash. Ik o Rame se u plake me zor te mbajne kellqet

  22. Ju kurva mavi nuk ka mundesi te jeni shqiptare. Ju kane vu nje tekst dhe komentoni copy-paste Keni vetem vrima per tu shkerdhyer para mbrapa

  23. Horrorri mbizotron ne shqiperi !!!!! Nqs se Sala mori 1mln shuplaka , Ju Rilindja do me merni 3mln ashtu nga mrapa ! O incerenatora e zgjidhet 21janarin , Gerdecin , Kupolen e Policis , vjedhjen e votave , pronen , konkirencen e ndershme , sigurine , mireqenien , DREJETESIN ????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *