• |
ide | kryesore

“Ngel” arsimi në Shqipëri, nga 29731 maturantë vetëm 4 dhjeta në letërsi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Këtë të premte janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturën shtetërore. Portali studentor ka dhënë një njoftim dhe bëhet me dije se nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10.


Rezulton nga të dhënat se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që nota mesatare e përgjithshme është 7.45.


“Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në njoftim.

Ju bëjmë me dije se të parë notën mund të klikoni linkun dhe të vendosin të dhënat tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.