• |
ide | kryesore

Planifikuan sulm terrorist në Itali, çfarë dihet për çiftin shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një çift shqiptarësh me origjinë nga Kosova, kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se po përgatisnin të kryenin një sulm terrorist në Itali.

Më 15 qershor, njësia speciale e karabinierëve italianë, që heton terrorizmin dhe krimin e organizuar, me mbështetjen e Komandës rajonale të Trentos, zbatuan një urdhër ndalimi ndaj dy të rinjve me origjinë shqiptare, pasi ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe po planifikonin të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali – në Trentino – në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

Të dy personat në të njëzetat janë duke u hetuar për akuzat e komplotit me qëllim terrorizmi, përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë ato ndërkombëtare.

Ndaj burrit gjykata italiane ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, me detyrim mbajtjen e byzylykut elektronik, ku monitorohet vendndodhja e tij.

Në vendimin për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak, shpjegohet se ky vendim u përcaktua nga nevoja për të garantuar një rrugë të deradikalizimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar plotësisht në strukturën shoqërore italiane, do të ketë një rol thelbësor.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të integruar prej kohësh në kontekstin social, të punës dhe studimit, kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike që do përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

Sulmi i planifikuar do të ndodhte “sigurisht në Trentino, por nuk mund të themi më shumë”, shpjegoi kryeprokurori Sandro Raimondi.

Që nga koha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitin 2011, më shumë se 350 shtetas kosovarë udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut. Në grupin e kosovarëve që udhëtuan drejt Sirisë, përveç burrave kishte gra dhe fëmijë.

Deri më tani nga Siria në Kosovë janë kthyer më shumë se 250 kosovarë. Kosova u bë një ndër vendet e para në botë që riatdhesoi në mënyrë të organizuar qytetarë të saj nga kampet e Sirisë.

REL



3 Comments

  1. kUR THONE DYSHOHET , ME DUKEN SI MUHABETE KURVASH . SEPSE POLICIA ITALIANE TE LE DERI SA TE KAP ME PRESH NE DORE . KETO JANE PREKAUCIONE I THONE ITALIANET . KANE PROPABILITET TE LART RREZIKU DHE ATA I PERZEJNE PARA SE MUND TE NDODHE . KESHTU KANE VEPRUAR EDHE ME TE TJERE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *